• |
ide | kryesore

Në derbi me sytë nga Zoti: Egbo nuk ka frikë, për të Partizani vlen sa… Flamurtari

F1, Sport

“Zoti ka meritën e parë. Zoti është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njerut. Nëse jep më të mirën, Zoti do shohë dhe do të japë atë që do ti”. Emanuel Egbo mban sytë Lart, edhe përpara derbit kryeqytetas me Partizanin, në të cilin kthehet pas një fazë ekzakte. Nga debutimi i Emanuel Egbo në krye të Tiranës kanë kaluar 9 ndeshje në kampionat, me nigerianin që i është gëzuar 8 fitoreve e një barazim. Ishte pikërisht derbi me Partizanin, ai ku bardheblutë morën kthehesën për ti dhënë sezonit drejtimin që dëshironin. “Ka ndryshuar që lojtarët kanë fituar ndeshjet duke dhënë më të mirën e tyre. Ka vetbesim, ka harmoni dhe ka shumë gjëra pozitive. Çunat nëse futen në fushë dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë” vlerësoi tekniku.

Për ti larguar presionin skuadrës, Egbo kujton se asnjë ndeshje nuk vlen më shumë se tre pikë, si Partizani, ashtu edhe… Flamurtari. Kampionati nuk vendoset në këtë ndeshje natyrisht, sepse në lojë është edhe Kukësi, por pavarësisht matematikës, Egbo e ka të qartë se një fitore në derbi është shumë më tepër se aq: “Frikë nuk kemi. Mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse japim atë që kemi bërë deri tani do marrim maksimumin. Kampionati është ende shumë i gjatë. Ka edhe shumë ndeshje. Ka vetëm tre pikë kjo ndeshje. Tre pikë janë në çdo takim si ndaj Partizanit, ashtu dhe ndaj Kukësi, apo Flamurtarit” përfundoi Egbo.

Forma fizike e Michael Ngo’o, apo edhe Torassa e Cale mban në ankth bardheblutë, që do të vendosin detajet e fundit vetëm ditën e ndeshjes, por tekniku është i qetë në 44 pikët e klasifikimit, dy mbi Kukësin e 6 para të kuqve…

1 Comment

  1. O te shkerdhefsha ato bythzezat, ku i ke e ku s’i ke .
    Po ku ke goje ti mer frym qelbet te flasesh per Flamurtarin.
    Mendohu tre here kur flet per Flamurtarin mer kar i zi.
    Po Flamurtari ka bere te dridhet Barcelone mer shkerdhat afrikane.
    Paskan ardh kohe te keqija per futbollin ne Shqiperi…
    Me fal se fola si pa delikatese dhe ndoshta dhe te kam fyer pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu