• |
ide | kryesore

Kupa e Italisë: Juventus-Milan nuk do të luhet, data mbetet për tu vendosur

Sport



Nuk ka porta pjesërisht të hapura, e as dyer të mbyllura. Juventus-Milan, në program për tu luajtur të mërkurën në mbrëmje në Allianz Stadium e vlefshme për kthimin e gjysëmfnaleve të Kupës së Italisë, është shtyrë për një datë ende të pacaktuar, për shkak të koronavirus. Eshtë kjo ajo që u vendos në përfundim të mbledhjes së thirrur nga prefekti Palomba, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ata të Juventus.

Ndeshja ishte parashikuar të luhej me porta të hapura me disa limitime: ndalimi i hyrjes në stadium vetëm për rezidentët në Lombardi, Veneto e Emilia, përvec se atyre që jetojnë në provincën e Savonës e Pesaro-Urbino. Një zgjedhje e marrë nga institucionet në Romë pas një vlerësimi të panoramës së përgjithshme të emergjencës për Koronavirus që është shfaqur në orët e fundit, në kontakt me entet lokale e pasi u dëgjua mendimi i autoriteteve shkencore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *