• |
ide | kryesore

Albin Kurti editorial për gazetën gjermane, pret që Kosovës t’i hiqen vizat para 7 majit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një editorial për gazetën konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Serbinë.

Ai shpreson se Bashkimi Europian para Samitit të Zagrebit më 7 maj të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

Në rast se Serbia nuk e respekton vullnetin e mirë të qeverisë kosovare për heqjen e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike dhe rrjedhimisht nëse e vazhdon fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës dhe po ashtu nëse nuk i heq barrierat ekzistuese tregtare, atëherë “ne më 1 prill do të nisim zbatimin hap pas hapi të parimit të reciprocitetit, së pari në tregti, pastaj edhe në ekonomi dhe në politikë”.

Pastaj, premton Kurti, “ne do të përqendrohemi në synimet tona parësore të politikës së brendshme, të cilat janë qenësore për jetën e njerëzve: vende të punës dhe sundim të ligjit. Për të arritur këtë, do të luftojmë me të gjitha mjetet korrupsionin dhe kështu, do të kujdesemi për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”.

3 Comments

  1. Albin, sot perpara nje shqiptari disa ‘perendimore te forte’po kruajne mjekren dhe koken nga inati!
    Vazhdo keshtu dhe shqiptaret do te jene krenare me ty.

    Natyrisht qe armik kryesor ke Ramen, nje android neokomunist skizofren pa atdhe

  2. Shpresoj qe LDK te jete ne nivelin e kryeministrit dhe ta mbeshtese ate. I kane njerezit dhe eksperiencen. Ne te kunderten zgjedhje te reja. Ata sebashku duhet te perballojne presionin mediatik te “komandateve” qe sot jane miljoner.
    Koha eshte ne favor te tyre. Ta shfrytezojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu