• |
ide | kryesore

Erdhën nga Italia/ Çifti nga Skrapari paraqitet në QSUT: Të heqim merakun dhe do dalim për qejf

Lajme, Të fundit



Një çift nga Skrapari janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me simptoma të ngjashme me koronavirusin. Të dy të rinjtë janë orientuar nga drejtoresha e spitalit të Skraparit për tu paraqitur në QSUT për shkak të simptomave të ngjashme me virusin kinez.

I riu është shprehur se është rikthyer nga Rimini i Italisë të hënën e kaluar ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte rikthyer ditët e fundit. Ai është shprehur se nuk ka ndonjë problem me frymëmarrjen dhe se në Tiranë kishte ardhur thjesht për kontroll.

“Kam ardhur para 30 minutash. Na dërgoi drejtoresha e spitali. E fejuara kishte pak temperaturë. Na thanë se duhet të vinim këtu se dyshohemi për koroanvirus. Unë kam ardhur të hënën e kaluar. Isha nga Rimini. Kemi qenë në Tiranë një javë. Kemi shkuar dje në dark në Skrapar dhe sot në mëngjes kemi ardhur këtu”, – tha djali në Top Channel.

“Na vunë në dispozicion një ambulancë por rasti ynë nuk ishte i rëndë dhe erdha me makinë. Drejtoresha na ka dërguar kam ardhur për merak. Sonte do dalim të festojmë. Nuk kemi merak e frikë fare. S’kemi pasur kontakt me persona të dyshuar. Dy fqinjë nuk kanë qenë me ne. Nuk ka persona të tjerë me ne” – tha ai duke shtuar: “Familjarët kemi takuar. Por ata nuk kanë shfaqur asgjë. Do shkojmë tek urgjenca dhe shpresoj sa të mbarojë më shpejtë dhe të iki për qejfin tim”.

Vajza shprehet se ka vetëm pak temperaturë dhe nuk ka probleme me frymëmarrjen. Ajo pranon se temperature e trupi i është normalizuar së fundmi. Çifti është shprehur se nuk kanë takuar në Itali asnjë person të prekur nga koronavirusi.

“Vetëm temperaturë kam 38, 39. Po tani është ulur. Kollë pak dhe shumë rrallë. Frymëmarrjen e kam në rregull. Tani po futemi brenda. Kemi 10 minuta që jemi këtu. Nuk e dinim ku ishte shkuam tek urgjenca. Kemi ardhur nga makina jonë” – tha ajo.



10 Comments

  1. ” Sonte do dalim të festojmë. ”’ .. Budallai nuk ka brire.
    Mire atij i ka marre koka ere, po ju pse e lini te lire ? Futini ne karantine te detyruar per 2 jave.
    Do dali per qef ne tirane budallai i mutit.

  2. Kur tall *** politika ne parlament me qyfyre e gallata, do tall edhe ne *** thote populi.
    Nga budallenj popull kane dale dhe politikanet prandaj ecin punet corap historikisht.

  3. “Do dalim të festojmë”, thotë katunari i trashë! Epo ky vend nuk do bëhet asnjëherë me kaq shumë idiot që jetojnë në të!
    Këtij rasti i shtohet edhe ai i dy gjenive (rasteve të djeshëm), të cilët nuk kanë marrë numrin 127 por kanë ikur pa teklif në spital privat duke rrezikuar persona të tjerë dhe nuk kanë dashur të bëjnë as testin për COVID-19.
    Përveç masave të marra të deritanishme kjo qeveri duhet të kuptojë mirë se me çfarë niveli imbecilësh e gomerësh ka të bëjë, kështu që nuk është vonë që për ç’do sjellje të papërgjigjshme si ato të shkruajtura më sipër të fillohet të vendosen gjoba të majme siç edhe po aplikohet si masë në disa shtete. Nëse ka kafshë që nuk kuptojnë me të mira atëherë le të përdorë mënyra të tjera, pasi situata është realisht serioze!

  4. Vendi qelbet nga pislleku ,njerzit neper autobuza pal figu , masat mbrojtese srealizohen dot ska uje neper familje pa vajtur pastaj neper spitale POPULL GALLAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *