• |
ide | kryesore

Partizani i shthurur i Sormanit: 8 gola të pësuar vetëm në tre ndeshjet e fundit

Sport



Me 12 pikë diferencë titulli është kapitull i mbyllur, por Partizani rrezikon keq edhe prezencën në europë sezonin e ardhshëm, situatë që në kampin e kuq nuk e kishin menduar as në ëndërrat më të këqija. Humbja me Teutën kishte pasojat e derbit, por ajo që tekniku italian ka mundur të vendosë në skenë, që nga ardhjen e tij në janar, ka qenë një film i shëmtuar, ku asnjë nga parametrat nuk kanë qenë në asnjë moment të denja për një skuadër që ka statusin e kampionit në fuqi.

Katër humbje, tre fitore, një barazim, 12 gola të pësuar, tetë vetëm në tre ndeshjet e fundit e 13 të shënuar, pa përmendur turpërimin në Kupë ku doli jashtë kompeticionit nga Besëlidhja e Kategorisë së Parë. E të mendosh që pothuaj kaq, 14 për saktësi, kryeqytetasit i kishin pësuar në dy fazat e para të kampionatit pa një ndeshje: ndërsa tani 12 praktikisht në një fazë të vetme pa një ndeshje…

Mbrojtja, ajo që ishte pika e fortë e një skuadre fituese, është kthyer në një amulli totale ku askush nuk e shpëton dot fytyrë. Belica nuk ngjan me atë të kaluarin, Boldor, kthehet apo mungon, nuk bën diferencë e gjatë gjithë drejtimit të Sormanit të kuqtë kanë dalë pa pësuar vetëm në ndeshjet kundër Luftëtarit dhe Flamurtarit, dy skuadrat që e kanë prerë biletën për më poshtë. Për ti përkeqësuar statistikat e Partizanit të Sormanit vlen të kujtohet që dy nga tre fitoret e arritura në kampionat kanë ardhur pikërisht kundër këtyre dy skuadrave…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *