• |
ide | kryesore

Reagon sërish Basha: Nuk jemi në luftë, por mblidh mendjen dhe siguro jetën e njerëzve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi kryeministri Edi Rama sqaroi “Live” për herë të dytë se maskat që u janë shpërndarë mjekëve për t’u mbrojtur nga koronavirusi, pavarësisht nga skadenca, nuk janë të rrezikshme, reagoi Lulzim Basha. Kreu i PD shkruan në Twitter se Rama pranoi të vërtetën e maskave dhe si të tilla ato nuk mund të mbrojnë personelin mjekësor nga infektimi i koronavirusit.

Postimi i Bashës

Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara.



10 Comments

  1. Pershendetje opozites qe ne kete rast i shpetoi mjeket nga tradhetia vrastare e qeverise, nje qeverie qe pranon pa pike turpi se ka falsifikuar datat. Ku e kane kufirin keta psikopate? Kush e mendonte qe me shume se virusin paskemi armik per vdekje qeverine? Nuk duhet besuar me asgje qe vjen nga goja e ketyre. Miq te mi e dinin qe dy dite me pare se kur do shpallej rasti i pare me koronavirus.

      1. Ajo parti qe do zgjidhnin njerezit dhe jo Avdyli dhe Ymer Lala. Nje qeveri qe nuk ka nevoje te jete e pergjegjshme, nuk eshte e pergjegjshme. Kjo qeveri, sic eshte logjike, eshte e pergjegjshme vetem ndaj atyre qe e zgjodhen realisht dhe jo ndaj teje p.sh., qe pavarsisht se e ke votuar te konsiderojne vetem si idiot te dobishem. Njerezit si ti nuk ngrene peshe sepse edhe po ta gjenin Ramen prane te vrarit me nje pistolete qe akoma nxjerr tym do thonin e ka vrare Saliu.
        Cdo gje qe ndodh ne 4 vjet lidhet me ate nje dite qe kudo konsiderohet e shenjte, por ketu e perdhosin bandat dhe idiotet.

  2. Demokracia ne kohe lufte !! Mjaft me politike . Duhet te jemi te vetdijshem per te respektuar autoritetet , kushdo qofshin ata . Kaosi nuk na vjen ne ndihme tani . Kujdesuni per veten

  3. Salihu nuk paska kercenuar me jete vetem lulushin por dhe kete Virusin e ri te salihut qe ka tre dite qe po ben gjithologun per te ndricuar dhe shpellkaret e kudo ndodhur,na thuaj o neri kur te skadojne bluzet e kanatjeret ty more koqevirus e ndigjove zerin e dr kalon se cfare tha per maskat apo ty te pelqen vetem salihuvirus dhe biri i tij lulushokorona

    1. po rama ku kategorizohet ? ma merr mendja tek nje person racional atje ku duhet dhe emocional atje ku duhet….haha une personalisht per veten time sja kam pare asnjehere hajrin asnje partie po ju socialistat jeni komplet medioker, sjeni as keq as mire jeni “ujë i ndënjur, por qe ju duket vetja dallgë”.

  4. dhe mbase kete po mundoheni te beni ta ktheni veten ne dallge me autokraci ramaiste ( vura emrin e rames pasi ka sa vjet qe eshte ne politike dhe ben cte doje, i wonder kush ja jep kete lluks, populli jo e jo )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *