• |
ide | kryesore

Rama zihet ngushtë/ Nuk thotë sa lekë do japë qeveria për koronavirusin

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është vënë në siklet me një nga pyetjet në intervistën që dha në emizionin “Opinion” për çështjen e koronavirusit. Rama nuk dinte të thoshte se la lekë do të japë qeveria e tij për të përballuar situatën nga koronavirusi. I pyetur se vende të fuqishme, por edhe më të dobëta si Kosova kanë publikuar buxhete të posaçme për këtë çështje, Rama e shmangu pyetjen.

“Ne jemi gati për ta përballuar as më shumë as më pak se çdo vend tjetër. Shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe nuk do tu mungojë gjë. Sa lek? Sa ashtu? Sa kështu? Këto mund ti bisedoni me atë mikun që do flasë pas meje. Shqiptarët kanë qenë solidarë? Jo të gjithë. Ai që do flasë pas meje përshembull” – tha Rama duke nënkuptuar intervistën pasuese me Lulzim Bashën.

Në fakt deri tani qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 400 milionë lekësh, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Ai do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020, ndërsa do të ndahet në dy pjesë, ku 200 milionë do të shkojnë në kategorinë e shpenzimeve kapitale dhe 200 milionë të tjera në kategorinë e shpenzimeve korrente. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Shifra e dhene deri me tani eshte tre milion euro dhe i bie sa afro1/7 e kostos se nje km te unazes se re. Italia ka disborsuar deri me tani 7.5 miliard euro qe i bie rreth 125 euro per cdo banor, ne Shqiperi i bie te jete pak me shume se nje euro per person. E thene ndryshe, per dy vete jepen aq leke sa te marrin nga nje kafe dhe nje uje pa gaz ne lokale te thjeshta. Pastaj ka paturpesine te thote se ne shqiptaret jemi me fat per qeverine qe kemi. Ky ose eshte i luajtur krejtesisht, ose ne rastin me te mire i duket sikur po lyen me boje…

  2. Do beje llogarite Financieri i Tij,Ben Ahmetaj,tigri hajdut,sa mund te vidhet edhe nga kjo gje e tmerrshme por e paralajmeruar muaj me pare nga Kina dhe pastaj do ta beje publike shifren ?!?!?!Ky eshte thjesht nje Maskara,Hajdut e i semure shume rende nga koka !!!

  3. Leket i bene rrush e kumbulla memakina lluksoze per chek up e imagjinare per dieta brenda e jashte vendit per telefona per mbledhje me dreka e darka e hotele te shtrenjta neper gjithe qytetet. Jete pashallaresh.
    Populli do mbyllet ne shtepi me dollapet bosh.
    T U R P.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *