• |
ide | kryesore

Si u infektua Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij

Paparazzi, Slider



isa orë më parë, aktori i famshëm Tom Hanks konfirmoi në llogarinë e tij në Instagram se ai dhe bashkëshortja, Rita Wilson, ishin infektuar nga Covid-19. Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si  lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që janë izoluar dhe do të trajtohen nga mjekët. Sipas dyshimeve të para, çifti e ka marrë koronavirusin një muaj më parë në Australi, teksa qëndronin në hotelin luksoz “Gold Coast`s Oracle”, ku vetëm një natë kushton 1100 euro. Në të njëjtën periudhë me ta ka qëndruar në hotel edhe një burrë nga Wuhan-i, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit.Mendohet se personi në fjalë është shkaku i infektimit të Hanks dhe partneres së tij, megjithatë asgjë nuk është 100% e sigurt.Në Australi, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 120, ndërsa me një situatë të tillë po përballet edhe vendi ynë. Numri i rasteve pozitive në Shqipëri ka shkuar në 15, përfshirë këtu edhe personin që ndërroi jetë ditën e djeshme në Durrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *