• |
ide | kryesore

“Dua të iki në shtëpi”/ Babai i “pacientit zero” sherr me mjekët e Infektivit

Lajme, Të fundit

Të enjten bëhet testimi i dytë i pacientit 54-vjeçar, që po shkon drejt shërimit nga Covid-19. Babai i të riut që erdhi nga Italia dhe që deri më sot njihet si personi i parë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri, do të lejohet të largohet nga spitali nëse edhe në testimin e dytë rezulton negativ. Gjithsesi ai do të duhet të vetizolohet për 14 ditë në banesë, sepse edhe gjatë kësaj periudhe ekziston mundësia e rikthimit të virusit.


A2 CNN raporton se stafi i mjekëve po përballen me rezistencë dhe kundërshtime nga ana e dy pacientëve të parë të prekur me Covid-19. Veçanërisht 54-vjeçari, i cili në testin e parë rezultoi negativ, këmbëngul që të rikthehet në banesë.


Pavarësisht debateve, mjekët theksojnë se po ndiqen të gjitha protokollet e mjekimit. Askush, sipas tyre, nuk do të dalë nga spitali pa rezultuar negativ në test, ndërkohë që vetizolimi është një proces po aq i rëndësishëm për të ndjekur ecurinë e virusit.

Në spitalin infektiv janë shtruar 30 persona, nga 59 të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi. Në kryeqytet janë 42 raste dhe një pjesë e mirë e të prekurve janë infektuar pikërisht nga dy rastet e para, djali 28-vjeçar dhe babai i tij, 54 vjeç.

7 Comments

  1. Hale je vete o biri i kurves qe fyen e ha mut !Pse duhet te rrije me kur eshte top ?Nuk kane tampone qe te bejne testin me ?Te rrije ne ate ambient katastrofik qe ka sajuar rilindja e djallit !Mbajeni gojen te ligj se e mori vesh se cilet jeni qe shani ketu ua degjeneroi fisin ne 7 breza zoteria !!!

  2. Andej nga Gjermania per keto probleme e merr vendimin nje gjyqtar i gatshem, i cili ne kete rast me siguri do ta kishte dhene urdher ta lidhnin edhe me keq se Anthony Hopkins tek “The silence of the lambs”. Rri aty dhe mbylle gojen.

  3. E degjove dhe intervisten qe dha dje ne televizor, injorant i kualifikuar ishte. Kapeni mutin lidheni se nuk e kupton rrezikshmerine qe perben edhe per te tjeret derisa te sherohet plotesisht.

  4. kokrra injorantit ky katunari
    o mjek ca harxhoni kot frymen me kte far shpellari. jepini ndonje kokerr si me stil dhe cojeni ne boten tjeter bolen

  5. Keshtu është kur injoranca e turmës dhe e mjeksisë së paaftë, të vë përpara. Kësaj i thonë po përdor lirinë time (tonën) per të ndërhyrë tek liria e tjetrit duke përdorur forcën e turmës së painformuar.

    Kur pacienti doli negativ herën e parë pse të mbahet me zor i izoluar më tepër?!
    Kur mjekët nuk janë të sigurtë për gjendjen e tij atëherë ata nuk kanë të drejtë të izolojnë atë me forcë, injoranca nuk duhet t’i imponohet lirisë së tjetrit. Mund të deklarojne sa të duan njerëzit, “jo po ndoshta e ka, por do dy javë t’a nxjerri kokën, prandaj izoloje qenin, pavarësisht se ne nuk dimë gjë”, kjo është diktaturë e pastër e turmës mbi të drejtën e lirisë së individit, diktaturë që po shfrytëzohet djallëzisht nga autoritetet. Keta tym duan, ujku mjergull do.

    Ketu as nuk po i futemi origjinës së virusit, verifikimit te numrave dhe metodave, dhe sinqeritetit të mjekëve e autoriteteve, por thjesht po merremi me te drejtën e autoriteteve apo turmës t’i imponohet lirisë së individit bazuar mbi premisa te pasigurta apo të rreme.

    O Zot na shpëto nga tufa e injorantëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu