• |
ide | kryesore

“Brescia e Bergamo, të ndarë në tribuna, bashkuar në dhimbje”: parrulla më e bukur e qyteteve ‘armike’

Sport



Në këto ditë vuajtjesh, edhe “armiku” mund të përqafohet. E kështu, në Sarnico, është shfaqur një parrullë e stampuar nga tifozët ultras, që i bën mirë zemrës. Foto e publikuar nga Brescia Club Vittorio Mero nuk lë dyshime në këtë pikë: ‘Brescia e Bergamo, të ndarë në tribuna, bashkuar në dhimbje’, shkruhet në parrullën, që tregon kështu gjithë mbështetjen për dy qytetet më të goditura nga emergjenca koronavirus e që në futboll janë rivale të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *