• |
ide | kryesore

“Acerbi emblema e një sistemi hipokrit”, tifozët e Napolit shpërthejnë kundër Inter, Jesus mendon padinë penale

Sport
Jesus



Ultrasit e Napolit shfaqën, në pjesë të ndryshme të qytetit, gjatë natës, një pankartë që rindez polemikat kundër vendimit për të mos skualifikuar lojtarin e Inter pas denoncimit për fyerje raciste ndaj lojtarit të Napolit, Juan Jesus gjatë ndeshjes në Meazza. Pankarta u vendos para stadiumit dhe gjithashtu në vende të tjera simbolike të qytetit, përfshirë Piazza Plebiscito.

Nëse çështja Acerbi-Juan Jesus u ezaurua në frontin e drejtësisë sportive (braziliani nuk mund të apelojë), mund të ketë pasoja diku tjetër. Po, sepse mbrojtësi, i zhgënjyer dhe për mendimin e tij viktimë e një padrejtësie, nuk dëshiron të shihet si fajtor dhe gënjeshtar. Nga këtu ka lindur hipoteza, raporton La Gazzetta dello Sport, për një kallëzim penal ndaj interistit Acerbi. 32-vjeçari nga Belo Horizonte po vlerëson se çfarë të bëjë me mbështetjen e menaxherit të tij Roberto Calenda. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe ajo që e ngushëllon është mbështetja e skuadrës, familjes dhe tifozëve të tij.

Lexo më tejAcerbi i shpëtoi 10 javëve skualifikim, shpërthen gruaja e tij pas vendimit: “Çin çin luanëve të tastierës”

Pa harruar klubin dhe Aurelio De Laurentiis, të tërbuar siç theksohet nga deklarata e publikuar menjëherë pas dënimit. Nuk mund të përjashtohet, shkruan Il Mattino, që me rastin e ndeshjes së radhës në shtëpi të të kaltërve ndaj Atalantës, të vishet një fanellë me shkrimin #IostoconJJ, si dhe t’i jepet edhe shiriti i kapitenit ish-lojtarit të Romës. Do të vendosë edhe trajneri Francesco Calzona, i cili do të kthehet sot nga Sllovakia pas pauzës së kombëtares që përfundoi me barazimin 1-1 në miqësoren ndaj Norvegjisë së Haaland.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *