• |
ide | kryesore

Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, Idris Elba flet për gjëndjen shëndetësore

Paparazzi, Slider



Një ndër personat që ka rezultuar pozitiv me Koronavirus është edhe aktori i njohur, Idris Elba.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të tregojnë kujdes për veten.

Pasi konfirmoi infektimin, në media u tha se ai është në gjendje kritike për jetën, megjithatë aktori i ka mohuar kategorikisht këto fjalë.
“Kjo është gënjeshtër, tani jam mirë, faleminderit që më tregove”, i thotë Elba një fansi të shqetësuar.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të fansave, aktori tha se ende nuk i janë shfaqur simptomat e koronavirusit.

Një prej tyre e pyeti “Sa ditë keni qenë i dobët Idris?”.
“Në të vërtetë nuk kam patur ditë kur kam qenë i dobët … Kam patur një dhimbje koke dhe dhimbje trupi ditën kur bëra provë por kaq”, tha 47-vjeçari.
Pas diagnostikimit, Idris pretendoi se ai është infektuar me virus nga Sophie Trudeau, pasi ishte takuar me të pak ditë më parë dhe ajo u testua pozitive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *