• |
ide | kryesore

Studimi/ Koronavirus frenohet nga moti i nxehtë dhe i lagësht

Kryesore, Lajme

Ekzistojnë disa studime që bien dakord me hipotezën se COVID-19 preferon një klimë të ftohtë dhe të thatë në krahasim me ato me klimë të nxehtë dhe të lagësht. Ky fenomen është tashmë i njohur edhe për virusin SARS.

Më shumë raste midis 3-13 gradë


Në analizën më të fundit të të dhënave të mbledhura nga Universiteti “Johns Hopkins” i realizuar nga MIT në Boston, tregohet se numri maksimal i rasteve të koronavirusit ka ndodhur në rajone me temperatura midis 3°C dhe 13°C. E kundërta ka ndodhur me vendet me temperatura mesatare më të lartë në 18°C të cilat kanë më pak se 5% të totalit të rasteve. Kjo statistikë funksionon gjithashtu edhe për SHBA-të ku shtetet jugore (si Teksasi, Florida dhe Arizona) deri më tani kanë regjistruar një normë më të ngadaltë të rritjes sesa shtetet veriore (siç janë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kolorado).

Virusi preferon qytete të ftohta dhe të thata

Dy studime të tjera kanë vërejtur të njëjtën dinamikë: i pari, e publikuar vetëm nga dy studiues spanjollë dhe finlandezë, ka zbuluar se deri më tani 95% të rasteve pozitive në botë kanë ndodhur në temperatura midis -2 dhe 10 °C në kushte të thata.

Studimi i dytë, i botuar në fillim të këtij muaji nga një ekip i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Beihang në Kinë, shqyrtoi situatën në qytetet kineze dhe zbuloi se në ditët e para të epidemisë, në janar, para se të kryhej çdo ndërhyrje qeveritare, qytetet e nxehta dhe të lagështa panë një shpërndarje më të ngadaltë sesa ato të ftohta dhe të thata.

Parashikimet matematikore

Në të njëjtin studim, sipas modelit të vëzhguar në Kinë, studiuesit hartuan dy harta që tregojnë përhapjen e virusit në botë në Mars (foto kryesore) dhe parashikimin (vetëm në një vlerësim matematikor) të asaj që do të ishte në korrik, (foto poshtë) nëse do të konsideronim se virusi ndiqte ndryshoren e klimës në mënyrën e hipotezuar.

Diffusione e distribuzione di casi a giugno (fonte Università di Beihang)

Kujdes në fronte të shumta

Gjithsesi asnjë prej këtyre studimeve nuk ka marrë në studim edhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar së bashku me kushtet klimatike: për shembull si kanë reaguar qeveritë, linjat e infeksionit, mungesa e testeve që duhen dorëzuar, popullsia, etj.

Në një postim të fundit, Marc Lipsitch, drejtor i një qendre studimore në Harvard, thotë se: “Edhe pse mund të presim ulje modeste në përhapjen e SARS-CoV-2 në kushte të motit më të ngrohtë dhe të lagësht, nuk është e arsyeshme të pritet që kjo rënie të ngadalësojnë transmetimin sa duhet për të krijuar një ulje të kurbës”.

Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se midis datave 11 dhe 19 mars ka pasur një rritje të numrit të rasteve në rajone me temperatura mbi 18 °C. Është e vërtetë që virusi SARS po humbte aftësinë e tij për të mbijetuar në temperatura më të larta. Të njëjtën gjë ka edhe gripi sezonal.

Nuk mund të presim verën

Gjithsesi, për hemisferën veriore, rruga nuk ndryshon: izolimi dhe distanca sociale, plus mbyllja pothuajse totale, masa që, megjithatë, duket se funksionojnë. Për më tepër, në Itali nuk mund të lejojmë të mos veprojmë për të pritur verën. Lajmi i mirë është se nëse klima ka rëndësi, natyra do të jetë gjithashtu në favorin tonë në muajt e ardhshëm. /Marrë nga Corriere Della Sera, përshtati LAPSI.al

10 Comments

  1. Ndaj edhe Partija jone heroike po na shurron te gjitheve ne koke, qe te na mbaje te lagesht, dhe po na ngroh me lajme lufte 7 here ne dite, qe te zbojme virusin

  2. Edhe pa ju referuar statistikave se ku përhapet coronavirusi më shumë, në vende të ftohta apo të nxehta, fakti që ky virus dëmmtimet e tij i shkakton direkt në qelizat e mushkërive, lidhet me ate që e dijnë të gjithë , se mushkërijtë janë organi që lidhet më shumë nëpërmjet frymëmarjes me temperaturën e lagështinë e ajrit që thithin.
    Ndërkaq edhe fëmijtë në shkolla mësojnë se pa ushqimin e oksigjenit, nuk mund të jetojnë qeniet e gjalla, e kjo lidhet me ate që duke u dëmtuar e bllokuar organi thithës i oksigjenit, që është mushkëria, veçanërisht organet e tjera të dëmtuara nga sëmundje të ndryshme në trupin e njeriut.
    Nuk është e rastit që në kujtesën njerëzore është fiksuar nga pamundësia për të diagnostikuar të gjitha sëmundjet e ndryshme, shprehja se filani vdiq ngaqë pati “një ftohje”.
    Nga na tjetër dihet se një seri e madhe sëmundjesh infektive, e kanë pasur burimin nga epidemi të ardhura nga vendet e nxehta të Afrikës qëndrore, e kjo lidhet sigurisht me nivelin e jetesës e ushqimin e veçanërisht me kushtet e higjenës.
    Nga debatet e “specialistëve” të sëmundjeve infektive e sociologëve të fushave të ndryshme, po theksohet me forcë rreziku që ky Sars cov 2, është një coronavirus shumë më i rrezikshëm se Sars cov 1 dhe më e keqja se duke u përhapur masivisht e shumë shpejtë tek njerëzit. në zona të veçanta është bërë shumë më agresiv sesa në disa zona të tjera. Pra vetë ky virus ka pësuar mutacion (ndryshim), duke u fuqizuar e duke u bërë më i fuqishëm në organizmin e njeriut , ku tashmë është përshtatur e mund të bëhet akoma më agresiv, ngaqë nuk ja dimë akoma huqet, e ngaqë nuk ka akoma një vaksinë që ta parandalojë.
    A luajnë një rol të rëndësishëm në këtë situatë “politikat” qeverisëse ?
    Fakti që kjo epidemi është përhapur me pasoja më tragjike , jo në vendet e ftohta si Gjermania, por në vendet me klimë më të butë mesdhetare si Italia, Spanja apo edhe Franca, , është një tregues se veç temperaturave të ajrit, një rol të rëndësishëm luajnë edhe “temperaturat” e performancave qeverisëse.

  3. E megjithate stina e Maj – Shtator nuk ka semundje. Rrezer ultra violet vrasin semundjet. Vitamina D..
    Prandaj mos i leni pa marre qofte ne fushe kopesht ballkon apo tarace.9

  4. O stalin ti je kudo si korona brenda ketu portali qe na pjell perdite korona te vegjel ju shtoheni si mizat e mutit,por ti vazhdo punen motren gruan vajzen vellain babain kujdesen shpellkaret e salihut

  5. O stalin e ke bere veten qe tall bythen nje mavi me ty,ka tre dite qe tall loqet ne ty,nuk po na lejoni as ne te tjereve qe te shprehemi,me mire largohu per nje kohe stalin,krijo hapsire

    1. E kishe fjalen per nje kurve mavi, pak si shume bythqim, qe ia kane shkerdhy fis e fare para e mbrapa apo jo? Heshtja eshte pohim

  6. Ai qenke. Rrofsh qe e pohove. Tani boll dole si i pa emer, por shkruaj tek vendi emrit: Nje kurve mavi, pak si shume bythqim qe ia kane shkerdhy fis e fare para e mbrapa.
    Ja dhe kete problem ta zgjidhem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu