• |
ide | kryesore

Viktima e pestë/ Nderron jetë 61 vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bilanc i rende me 3 viktima brenda oreve te fundit. Sot ndërroi jetë edhe një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Gazetari Erion Skëndaj njoftoi në News 24 se gjatë orëve të fundit kanë ardhur shumë ambulanca me të dyshuar si të infektuar me COVID-19. Të gjithë personat që vijnë janë në gjendje të agravuar, por jo deri në atë piikë sa të intubohen. Ndërkohë, tek Infektivi janë edhe tre persona të tjerë mbi mesataren e agravimit. Komplikacionet vijnë në pak minuta dhe e vështirësojnë jetën e pacientëve” informoi gazetari.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *