• |
ide | kryesore

“Lotito do më urrejë për këtë”: Ferrero vendos për titullin kampion

Sport



Eshtë i fortë pozicionimi i Massimo Ferrero mbi fatet e kampionatit të Serie A pas ndalesës së detyruar, të vendosur nga emergjenca koronavirus. “Cfarë Serie A do të kemi vitin e ardhshëm? E njëjta e këtij viti – ka shpjeguar pronari i Sampdoria për Radio Radio -. Për mua kampionati përfundon këtu. Vitin e ardhshëm mund të luajmë me 22 skuadra”.

“Benevento që ka 69 pikë cfarë duhet të thotë? Nuk mund të qendrojë të shohë – vazhdoi presidenti i Sampdoria -. Titulli? E di që Lotito do të më urrejë, por kështu e ka jeta. Për mua përfundon këtu, me këto pozicionime. Ky është drejtimi që duhet të marrim. Le të bëjmë një hipotezë, na japin një muaj përgatitje nga 4 prilli, shkojmë në 4 maj: duhet të bëjmë 12 ndeshje – përfundoi Ferrero duke projektuar një kalendar të ri të Serie A -. Mbërrijmë në gusht. Cfarë ndodh me kampionatin pasardhës?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *