• |
ide | kryesore

Koronavirus/ Në fushë me maska e doreza: në Nicaragua luhet akoma!

Sport



Luhet ende, ka nga ata që janë të detyruar ta bëjnë. Në Nicaragua, për shembull, kampionati i vetëm në Amerikë ende i papezulluar, pavarësisht së pandemia koronavirus ka mbërritur edhe aty. E atëherë impenjimi për tu mbrojtur është si të mundësh: maskat në fytyrë, dorezat kirurgjike në duar e dil në fushë.

Imazhi i fotos është ai i lojtarëve të Cacique Diriangén përpara ndeshjes kundër Deportivo Ocotal. Situatë surreale, ashtu si është denoncuar në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, nga Bernardo Laureiro, sulmuesi uruguajan i Cacique, autor i një goli në fitoren 2-0 të të tijve: “Duhet të luajmë dhe e bëmë – tregoi ai – duke tentuar të marrim të gjitha masat e rastit, por të mbash një maskë në fytyrë është e pamundur. Këtu në Nicaragua për momentin ka pak raste, Qeveria ka thënë se janë të gjitha kushtet për të luajtur. E do ta bëjmë deri kur të na thonë të kundërtën. Me gjithë masat e mundshme: ndërrohemi në shtëpi, lahemi në shtëpi, qendrojmë larg në stërvitje, por pastaj në fushë nuk mund të jetë kështu, futbolli është lojë kontakti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *