• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani kundër rrëzimit të Albin Kurtit: Pse nuk po e tradhtoj LDK-në

Lajme, Të fundit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani foli publikisht kundër rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit. Ajo tha se po mbante një fjalim për të cilin “tha se nuk do të donte ta mbante” dhe se nuk “do të votonte asnjë mocion vetëbesimi që e kthen PAN-in në qeveri”.

“Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në qasëtin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri”, – është shprehur Osmani.

Kryeparlamentarja tha se me votimin e këtij mocioni rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër.

“Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi”.

Ajo tha se ka respektuar çdo parim të LDK-së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën, e të cilin edhe e citoi me disa fjalë.

“Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kryetarin Mustafa: “Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin”. E kishte fjalën për partitë e PAN-it”, – ka cituar Osmani.

Ajo tha se ka të drejtë morale të flasë në emër të elektoratit të LDK-së.

“E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN’it. Dhe po luftimin e korrupsionit. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë. Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN’it”, ka thënë Osmani.

“Asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar. Para 6 tetorit, pas 6 tetorit dhe sot. Unë kam qëndruar fuqishëm në parimet që kam shpalosur para qytetarëve”.

Në fund, ajo tha se për vota kundër këtij mocioni është votë pro të ardhmes së vendit të saj.

“Unë i bashkohem zërit të ministrit Quni vullnetmirë. Unë do të votoj kundër mocionit. Sepse jam e bindur që do të votoj për të ardhmen e vendit tim. Do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e len pa ministra si Vitia e Abdixhiku. Do të votoj kundër këtij mocioni që mund ta kthejë PAN’in në qeveri”, shtoi Osmani.

4 Comments

  1. ik nga ldk motra ik . zoti ta jep suksesin apo deshtimin sipas parametrave te Veta jo isa jo thaci . e merika jo e jo. Vec Zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu