• |
ide | kryesore

Projekti/ Skuadra të ‘burgosura’ në resorte: Premier League me ndeshje çdo tre ditë për dy muaj

Sport



Premier League si një Botëror për klube, me 20 skuadra të izoluara në grumbullim për gjashtë javë e ndeshje të luajtura me dyer të mbyllura cdo tre ditë mes qershorit e korrikut, në një numër të limituar stadiumesh. Është ky propozimi i fundit i shoqërive angleze për të përfunduar sezonin aktual. Idea, që bëhet e ditur nga e përditshmja angleze Independent, është për të kufizuar skuadrat, duke organizuar grumbullime të gjata në resorte të izoluar. Sistemim nga i cili lojtarë, stafi teknik e drejtuesit do të dilnin vetëm për ndeshjet, për të minimizuar rrezikun e infektimit.

Jo vetëm Federata por edhe lojtarët duan të konkludojnë sezonin – duke luajtur nëse është e nevojshme edhe në korrik – për të minimizuar impaktin negativ ekonomik. Të 92 takimet, që mbeten për tu luajtur, do të transmetohen në televizion, me shumë mundësi të hapur për publikun: një vendim që ka marrë konsensusin e qeverisë, sidomos nëse ‘lockdoën’ në Angli do të zgjatet. Të njëjtat masa kufizuese – në planin e Premier – do të aplikohen edhe për arbitrat, kameramanët e operatorët televizivë, ose më saktë të gjithë personat e përfshirë në organizimin e ndeshjeve, pasi të jenë testuar për koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *