• |
ide | kryesore

Qytetari italian luan himnin shqiptar në ballkon në shenjë falenderimi për 30 mjekët e dërguar

F1, Paparazzi

Lajmi se 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë, për të ndihmuar kolegët atje në luftën kundër koronavirusit, tërhoqi vëmdendjen e media ndërkombëtare. Italianët, nuk rreshtin së falenderuari shqiptarët për gjestin fisnik, duke thënë se Europa dhe askush tjetër s’e bëri për Italinë çfarë bëri Shqipëria.

Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale, videon e një qytetari italian, që në shenjë falenderimi për dërgimin e mjekëve luan në flaut himnin shqiptar nga ballkoni i banesës së tij.


“Kam marrë me mijëra mesazhe, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë e njerëz të sportit italian, por kur më erdhi dorë pas dore kjo video mbrëmë vonë, jam drithëruar fort!”- shkruan Rama, duke i kërkuar njerëzve ta shpërndajnë derisa falenderimet për gjestin fisnik të shkojnë tek qytetari italian.

Moderatorja e famshme, Barbara d’Urso gjatë një bisede me ish-ministrin e  Brendshëm italian, Matteo Salvini falenderuan gjithashtu shqiptarët për ndihmën e dhënë kundrejt italisë dhe u shprehën se ishin të prekur nga ky gjest, që deri më tani s’e kanë parë nga shtetet e fuqishme europiane dhe jo vetëm.

Aktorja e famshme, Sharon Stone gjithashtu ndau me ndjekësit e saj në Instagram foton e famshme nga tragjedia e Otrantos në të cilën shkruante:

Nga ballkoni, ky qytetar italian luan himnin shqiptar në shenjë

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar italianët. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”

1 Comment

  1. E komentova dhe dje,megjithese NaMyti Me ato paranojat e tij ,me shau sepse mendoi qe jam socialist.Socialist edhe mund te jem por ja ta mbroj Edi Ramen. E vetmja gje qe Rama beri mire ne keto muaj apo ndoshta vite. BRAVO dhe te falenderoj.Te falenderoj se si Shqiperi morem disa mirenjohje, dhe rregulluam imazhin. Ne raste te rrala te jemi bashke pozite opozite dhe jo per te share Ramen,te jemi kunder ndihmes ndaj italise. Ramen kot e shajme ketu,Rama duhej qeruar nga pushteti me kohe.Tani ka arritur kulmin, po ama prape e them ky ishte nje veprim qe ndihmon Shqiperine.Pastaj po e ndihmoj dhe Ramen ne zgjedhje, atehere eshte problemi i njerezve qe geenjen kollaj,jo imi.Une jam kunder Rames ,por ky ishte nje veprim i papare.Me dolen lote kur degjoja prezantuesen italiane kur fliste ashtu per ne. Rrofte Italia,Rrofte Shqiperia, Poshte Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu