• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh në Durrës? Rritje e fortë e të prekurve në 24 orët e fundit

Lajme, Të fundit



Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi 20 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Numri më i madh i rasteve të reja janë konfirmuar pikërisht në qytetin e Durrësit, i cili përjetoi një qetësi në këtë drejtim pas rasteve të para gjatë fillimit të krizës së koronavirusit në vend. Siç raporton Ministria e Shëndetësisë, në Durrës janë konstatuar 12 të prekur të rinj duke e çuar numrin total të rasteve në 26 në këtë rreth.

Rrethi i dytë me zgjerimin më të madh në rasteve me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit është Tirana me 5 persona që rezultuan pozitivë. Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë rast të ri në Korçë, ndërsa është shënuar nga një rast i ri në Fier dhe Shkodër. Në total, Shqipëria numëron 243 raste me koronavirus, 13 persona kanë ndërruar jetë, kurse 52 persona janë shëruar. Ministria njofton ndërkohë që 78 persona gjenden të shtruar në spital.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

12 raste Durrës
5 raste Tiranë
1 rast Shkodër
1 rast Korçë
1 rast Mirditë. /abcnews.al



4 Comments

  1. Nuk e shmangni dot perhapjen me ndalimin artificial te levizjes, o komuniste muti rrace bolshevikesh nga stepat e Azise!
    SHikoni Suedin,e Gjermanine e Angline, por edhe SHBA-ne – kane mijera raste infektimi dhe vdekshmeri te ulet!
    Kurse ju bythqira bastarde te Enverit nuk keni para’ per testime sepse keni dhjetera kontrata PPP mes jush dhe oligarkeve!
    Habituni tani nga rastet e paparashikuara te Durresit apo durresve te tjere!

  2. Ne lajm thoni ska raste ne Korce, por ka 1 rast te ri ne Fier, ndersa kur listoni rastet e reja sipas qyteteve keni 1 rast ne Korce dhe asnje ne Fier. Kaq te veshtire e keni te jeni te sakte ne nje lajm me 5 shifra?

  3. Të tërheq vëmendjen se me statistika na del se në ditën e fundit të marsit në Shqipëri, janë publikuar 13 pacientë që kanë humbur jetën e nga 1678 të testuar gjatë gjithë këtij muaji, kanë rezultuar të infektuar 243 persona.
    Duke ndjekur publikimet statistikore në mediat europiane, duke lënë mënjanë Italinë e Spanjën, u ndala në një grafik të gazetës austriake Der Standart, për numurin e testimeve që janë bërë për çdo ditë, që nga 4 ditët e fundit të shkurtit deri më sot.
    Në Shqipëri deri më sot janë bërë gjithsejst 1678 testime kurse vetëm sot në Austri sipas grafikut janë bërë mbi 2500 teste.. Në datën 24 ishin bërë mbi 4900 teste e përafërsisht dilte që çdo ditë janë bërë mesatarisht 1200 teste. Me sa kam lexuar, edhe Austria është përmendur si nje vend ku ka pasë mungesa të testimit.
    Pra mungesa e testimit, e bën të pavlefshëm statistikën që jepet në Shqipëri për numurin e të infektuarve.
    Kurse për nunurin 13 të viktimave, mesa kam parë , po numërohen vetëm ata të infektuar që janë shtruar në spitalin infektiv e nuk e kanë përballuar terapinë intesive
    Por sa mund të jetë numuri i vdekjeve me diagnota të pa përcaktuara pa kaluar në regjim spitalor ?
    Për mendimin tim, një numër më afër realitetit i vdekjeve nga Covid , jo vetëm në Shqipëri, por në cilindo vend të botës, do të mund të dilte duke llogaritur se sa ka qenë numuri mesatar i vdekjeve të çdo shkaku në tre muajt e parë të 5 vite të fundit, krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti kur kemi pasë shpërthimin e pandemisë pa i specifikuar vdekjet nga Covidi
    P.sh. Nëse në Shqipëri mesatarisht për tre muajt e parë të 5 viteve të fundit ka pasur 2000 vdekje, nëse kemi për këto tre muajt e parë të 2020-tës, 2500 vdekje, llogjikisht mund të arijmë në përfundimin se këta 500 shtesë, janë viktima të Covidit..
    Kjo llogari mund të bëhet fare lehtë nga cilido shtet normal që regjistron numurin e lindjeve e vdekjeve çdo muaj..
    Nuk e di se sa mund të funksionojë kjo për Shqipërinë ku dihet që në zgjedhje votojnë edhe të vdekurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *