• |
ide | kryesore

Zbulohen gjashtë raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në 132 numri i të infektuarve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjashtë raste të reja janë konfirmuar me Covid-19.

Sot janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.

Po ashtu, sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16. Tashmë gjithsej në vendin tonë janë 132 raste me Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *