• |
ide | kryesore

Në fushë çdo tre ditë: Rubiales akordohet me shoqatën e lojtarëve

Sport



Një ndeshje cdo tre ditë e ndërprerje në cdo pjesë loje për hidratimin e lojtarëve. La Liga po studion mënyrën për të qenë gati në momentin e rikthimit në fushë e në përfundim të një mbledhje me palët e përfshira është arritur një akord mes shoqatës së futbollistëve spanjollë e Federatës spanjolke. Presidenti Rubiales ka siguruar prioritet absolut për shëndetin e futbollistëve e do të monitorohen temperaturat në muajt më të nxehtë për të luajtur në kushtet e duhura.

AFE, shoqata e futbollistëve spanjolle, ka bërë një hap prapa në krahasim me pozicionimin fillestar, duke rënë dakord me Federatën për të luajtur çdo 72 orë (fillimisht akordi me Liga parashikonte të zbrisnin në fushë cdo 48 orë, ndërsa tani federata, RFEF, imponon që të luhet cdo 72 orë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *