• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu Ronaldinho

Paparazzi, Slider



Ronaldinho është liruar nga një burg i sigurisë së lartë në Paraguai pas 32 ditësh që nga arrestimi.
Ish-futbollisti i njohur është vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa po hetohet për përdorimin e një pasaporte të rreme.

Ai është urdhëruar të kalojë muajt e mbetur nga dënimi, në arrest shtëpie në hotelin luksoz Palmaroga në Asuncion.
Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Assis gjithashtu do të paguajnë me kusht rreth 650,000 paund secili.
Legjenda e Brazilit është vënë në pranga në Paraguai, pasi kishte përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.
39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij Roberto në fillim të marsit, sipas një njoftimi nga Ministria e Brendshme e Paraguait.
Një deklaratë zyrtare nga policia paraguaiane kishte zbuluar më parë se Ronaldinho ishte ftuar në Paraguai nga pronari i kazinosë Nelson Belotti.
Ronaldinho aktualisht është pa pasaportë braziliane për shkak të një gjobe mjedisore që mori në 2018-n.
Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtim të paligjshëm të një gracke peshkimi në Liqenin Guaiba në 2015-n, pa licencën e duhur në një zonë të mbrojtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *