• |
ide | kryesore

80 milionë për ‘përbindëshin’ e Wolves: dëshira e Klopp kushton shumë

Sport



Adama Traore, anësori i Wolverhampton, po bëhet gjithnjë e më i famshëm. Nuk është aspak cudi që lojtari të jetë në majën e listës së dëshirave të teknikut të Liverpool Jurgen Klopp. Por për të arritur tek anësori i Wolverhampton, që e shkëputi nga Barcellona sezonin e kaluar duke paguar 20 milionë euro, Reds duhet të bëjnë një investim të rëndësishëm. Sipas Daily Mail, në fakt, lojtari vlerësohet nga klubi i tij rreth 80 milionë euro dhe vështirë se Wolves mund të negociojnë për të ulur cmimin e një lojtari që këtë sezon i ka impresionuar të gjithë.

Një si ai, natyrisht do ti bënte shumë punë Klopp, por cmimi është shumë i lartë dhe duhet parë impakti që do të ketë kriza ekonomike që ka përfshirë klubet, për shkak të pandemisë së koronavirus, për të mësuar nëse do të bëhen sërisht cmenduritë e merkatos me shifra stratosferike, apo të gjithë do të jenë shumë të kujdesshëm, duke filluar nga Liverpool.

Një fizik mahnitës, i cili nuk kalon pa u vënë re, por edhe një shpejtësi të çmendur, arma e vërtetë e fshehtë e lojtarit. Çdo ndeshje “armët” e tij fizike e vënë në vështirësi mbrojtjet në Premier. Tekniku gjerman kishte shprehur gjithnjë vlerësimin e tij për Traore, që një fuqia, shpejtësia e teknika e bëjnë një armë perfekte, por u bind plotësisht kur skuadra e tij luajti kundër Wolverhampton dhe e gjithë linja ku vepronte Adama Traore u vu në rrezik constant dhe në një sprovë të vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *