• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh në Kosovë, 79 raste me korona brenda ditës

Lajme, Të fundit



Kosova ka shënuar sot një rekord me numrin e të prekurve nga koronavirusi, plot 79 të tillë brenda një dite. Në një deklaratë të pak minutave më parë nga IKSHPK thuhet se zonat më të prekura janë Prishtina dhe Ferizaj. Totali i të prekurve ka arritur në 372 të prekur dhe 7 jetë të humbura.

Deklarata e plotë

Sot më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.

Sot më 12 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e nëntë (59).

Nga data 08 shkurt deri më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e dy (362) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.838.297 raste të COVID-19 dhe 113.329 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!



4 Comments

  1. Tani mos na cani me k* me shembujt mbi Kosoven! Jane njelloj ne mut si ne! Pordhen e kane te madhe po jane pak me keq se ne.

  2. Po abuzohet shumë më duket me numurat e të infektuarve në shtete të ndryshme të botës për të cilësuar se cili shtet ka më shumë të infektuar nga Covid-19, pa marë parasysh numurin e përgjithshëm të popullsisë.
    Përcaktimi më i saktë i numurit të të infektuarve por edhe të viktimave, duhet të meret se sa të tillë ka në sejcilin shtet, në një milion njerëz duke e krahasuar kë të shifër me numurin e testimeve po për një milion.
    Po thuhet këto ditë se SHBA ka numurin më të madh të viktimave e të infektuarve duke injoruar faktin se ky shtet ka 325 milion banorë.
    Nëse në SHBA ka rreth 2000 të infektuar për një milion banorë, nëse ju referohesh statistikave, në nje shtet si San Marino që nuk as 100 mijë banorë, dalin 24 mijë të infektuar për një milion ku pothuajse e gjithë popullsia është testuar.
    Në shtetin e Indisë me popullsinë i dyti në botë me 1 miliard e 300 milionë, na del se ka vetëm 6 të vdekur në një milion banorë e në Nigeri me mbi 100 milionë na dalin dy persona të vdekur në një milionë.
    A mund të besohet kjo shifër statistikore për këto shtete ku rreth 80% e popullsisë jeton në nivelet më të ulta të varfërisë ?
    Nga këto statistika kontraste e të pa besueshme, duket kjartazi se rolin kryesor e ka mungesa e transparancës
    qeveritare në publikimin e shifrave duke filluar nga testimet e duke injoruar vdekjet që nuk kanë ndodhur në pacientët e shtruar nëpër spitale në fazën e fundit, por pa ndriçuar vdekjet në shtëpi apo duke i fshehur edhe shifrat e të spitaluarve që do të zbulonin kapacitetet e ulta spitalore.
    Po thuhet këto ditë se SHBA po ja kalon edhe Italisë nga dëmtimet prej pandemisë.
    Në fakt numurin më të madh të viktimave për një milion banorë sot e ka Spanja, mandej vjen Italia e SHBA ka edhe të tjera shtete që ja kalojnë në këtë “rekord”.
    Në Shqipëri dukshëm numuri i testimeve është ndër më të ultit.
    Por edhe kur njoftohet se janë bërë 240 testime në një ditë, nuk jepen shifra të kjarta se sa nga këto janë testime të reja e sa janë testime të përsëritura.
    Një rol të veçantë për numurin e të infektuarve, luan gjithashtu edhe cilësia e mjeteve testuese.
    Është pranuar më së fundi se deri para pak ditësh në Shqipëri ka pasur vetëm dy mijë “tampone” por edhe për këta , nuk ka të dhëna se sa janë të besueshme në cilësinë e tyre.
    Është vënë re se tek i njejti person, në dy testime ka dalë negativ e në të tretin potitiv dhe e kundërta.

  3. Cfare ka ndodhur me lulushin ka dite qe nuk eshte pare,vendin e tij e ka zene salihu prap,po del ajo kasandra papuli qe sheh vetem vdekje kudo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *