• |
ide | kryesore

“Dua Douglas Costa! Më jep Gabriel Jesus”: Manchester City e Juventus ideojnë shkëmbimin

Sport



“Dua Douglas Costa! Më jep Gaberiel Jesus” kjo është biseda imagjinare e bërë mes teknikut të Manchester City Pep Guardiola e drejtorit sportiv të Juventus Fabio Paratici, në lidhje me merkaton e ardhshme, që mes vështirësive ekonomike projektohet gjithnjë e më tepër mbi bazë shkëmbimesh e huazimesh. Citizens janë të interesuar gjithnjë e më shumë për Douglas Costa e në tratativë për brazilianin mund të përfshihet një tjetër brazilian: Gabriel Jesus i preferuari i Juventus. Kjo është hipoteza e Corriere dello Sport që thekson se Guardiola e vlerëson shumë brazilianin që në kohët e Bayern Mynih.

Costa ka qenë gjithnjë i pëlqyer nga tekniku spanjoll dhe tek Juventus po gjen vështirësinë e një skeme taktike të papërshtatshme për karakteristikat e tij dhe një Dybala që po kalonte formë madhështore. E në këtë pikë Sarri nuk do ta kishte të pasakrifikueshëm brazilianin, që në 4-3-3 e spanjollit do të ishte ideal. ‘Flash’ si e thërrasin të gjithë për shkak të shpejtësisë së madhe që ka, do të ishte një armë perfekte në Premier League.

Në anën tjetër bardhezinjtë duan të rinovojnë repartin ofensiv. Gabriel Jesus është i ri dhe me një potencial të jashtëzakonshëm teknik. Një si ai do ti bënte shumë punë Juventus, që do të kishte zëvendësuesin ideal të Higuain. Qendërsulmuesi nuk do të kishte problem të përshtatej me Cristiano Ronaldo e Dybala, duke qenë se flasin në të njëjtën mënyrë në fushë: me klas e elegancë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *