• |
ide | kryesore

Zbulohen 2 vatra të reja infeksioni në Fier dhe Korçë

Lajme, Të fundit



Një vatër e re është zbuluar në Fier ku 3 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ëbde nuk kanë dalë të dhënat zyrtare por burimet thonë se mostrat e këtyre personave janë marrë prej 14 prillit dhe tashmë po punohet për gjurmimin e kontakteve të afërta.

Rritet numri i të prekurve edhe në Korçë. Mësohet se është infektuar bashkërshortja e 84-vjeçari, që rezultoi me CO VID-19 më 23 mars. 80-vjeçarja është infektuar nga burri i saj dhe gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Zyrtarisht deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 494 persona, janë shënuar 25 viktima dhe 251 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *