• |
ide | kryesore

Coronavirus detyron Sam Smith të ndryshojë emrin e albumit

Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur britanik, Sam Smith, ka vendosur të ndryshojë emrin e albumit që do të hedhë në treg së shpejti për shkak të Koronavirus. Albumi kishte në titull fjalën ‘vdes’ dhe Sam nuk ka dëshiruar ta nxjerrë me këtë fjalë për shkak të pandemisë.

“Albumi im kishte fjalën ‘vdes’ në titull, gjë me të cilin thjesht nuk u ndjeva rehat, me atë që po ndodh (koronavirus) dhe është aq e rëndësishme për mua që të jem i ndjeshëm për fansat e mi dhe për njerëzit që dëgjojnë muzikën time,” tha ylli.

“Kjo ka qenë një kohë me të vërtetë e trishtuar dhe e tmerrshme për ne, kështu që unë kam ndryshuar titullin e albumit, do të ndryshoj edhe kopertinën e albumit”, shton më pas Sam.

Kujtojmë se në botë ka më shumë se 2 milionë të infektuar dhe Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *