• |
ide | kryesore

“Lautaro Martinez do të jetë shumë gjatë me ne”: Zanetti blindon njeriun më të kërkuar të merkatos

Sport



Javier Zanetti i dërgon një mesazh të qartë Barcelonës që prej kohësh e ka përfshirë Lautaro Martinez në listën e lojtarëve të dëshiruar për merkaton e verës: “Një djalosh shumë inteligjent, po shfrytëzon në maksimum mundësinë për të luajtur në një kampionat si Serie A. Duke e parë të mbrojë ngjyrat e Inter është një krenari e më bën të lumtur sepse besoj që do ta kemi këtu për shumë kohë” ka thënë zëvendëspresidenti zikaltër për Antena 3.

Argjentinasi, ish-mbrojtësi zikaltër tani në rol drejtuesi, ka folur edhe për projektin e klubit: “Objektivi është të kthehemi protagonistë, në linjë me historinë e këtij klubi. Por duhet kohë, njerëz me vlera njerëzore të rëndësishme. Conte? Trajner me kapacitet të madh, njeh mirë futbollin italian e adaptohet mirë me atë që imagjinojmë për të ardhmen tonë. Ka stilin e duhur për të qenë kompetitivë në një kampionat si ai italian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *