• |
ide | kryesore

“23 të sëmurë nga 25”: Lukaku kërkon falje, Inter nuk do të marrë masa

Sport



Këtë herë kundërsulmin e bëri në anën e gabuar, duke kapur në befasi shoqërinë e shokët e skuadrës. Rindërtimi i skenarit të rikthimit nga pushimet dimërore e pothuaj gjithë skuadra e sëmurë, është rrëzuar poshtë me argumenta nga Inter, duke e kthyer në ekzaktësisht një autogol për Romelu Lukaku. Jehona e fjalëve të shprehura nga sulmuesi belg në intervistën e dhënë moderatores, bashkëshortes së Dries Mertens, e ka vënë në vështirësi Interin, i irrituar edhe me lehtësinë me të cilin qendërsulmuesi ka analizuar një periudhë të sezonit ku ndonjë të sëmurë me grip edhe kishte, por nuk ishin “23 lojtarë të sëmurë në 25”.

Ishte një neglizhencë, ndoshta edhe për shkak të një konteksti shumë miqësor në thelb, pòr nuk duhej të ndodhte. Romelu e ka kuptuar vetëm kur erdhi telefonata nga shoqëria, ku të gjithë kishin mbetur të tronditur nga historia e tij me “fantazi”. I përgënjeshtruar nga raporti mjekësor e edhe nga kujtimet e zikaltërve, Lukaku ka kërkuar ndjesë dhe ka provuar të shpjegojë arsyet e tij, duke shfaqur natyrisht keqardhje. E ndoshta edhe për këtë shoqëria nuk duket e orientuar të ndërhyje me një masë disiplinore. Kështu, asnjë gjobë, por vetëm vërejtje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *