• |
ide | kryesore

LISTA/ Cilat biznese do të lejohen të hapen nga 27 prilli

Lajme, Të fundit
Bizneset



Ministri përgjegjës për administrimin e situatës ekonomike shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj, ka treguar këtë të enjte në “Opinion” listën e bizneseve që mund të hapen që prej datës 27 Prill. Ai tha se bëhet fjalë për dyqane të specializuara, ndërsa sqaroi se nuk do të hapen dyqanet e specializuara brenda qendrave tregtare pasi këto të fundit do të vijojnë të jenë të mbyllura.

“Lista e aktiviteteve që do të hapen janë shitjet e tjera me pakicë në dyqane jo te specializuara, shitja me pakicë e mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara tregtia me pakicë në dyqane të specializuara, aktiviteti i taksive, tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara, shitje me pakicë e mallrave të tjera të reja aktivitete të tjera tregtare, tregtia me pakicë e mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e luleve, bimëve farërave, plehëruesve, kafshëve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuara, regjistrimi i zërit dhe aktivitetit të publikimit të muzikës, tregtia me pakicë e qilimave, tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe videove në dyqane të specializuara. Tregtia e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara, shitja me pakicë e sistemeve të sigurisë, pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuara”, tha Ahmetaj.



3 Comments

  1. Ligji i ri për Dosjet në Kuvend/ Përjashtohet Sali Berisha nga politika. Kategoritë e tjera që ‘digjen’ për të shkuarën komuniste,dhe nje here tjeter eshte iniciuar ky ligji per dekomunstizimit nga mesila doda por u hodh poshte nga pd e salihut,te shohim cfare do ndodhe kete here,ligji eshte ne kuvend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *