• |
ide | kryesore

Vodhi me pistoletë çakmak dyqanin në “Myslym Shyr”/ Arrestohet 31-vjeçari

Lajme, Të fundit
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje, policia



Një 31-vjeçar është vendosur në pranga nga Policia e Tiranës ditën e sotme i akuzuar për vjedhje në disa biznese. Policia ka arritur me anë të operacionit “Repeated” të identifikoj personin pas vjedhjes së ndodhur në një zonë të Kombinatit. Sipas burimeve të policisë 31- vjeçari ka kërcënuar dhe vjedhur një biznes në zonën e “Myslym Shyrit” me një pistoletë çakmak.

Personit P. P. i janë ka sekuestruar mjetet në cilësinë e provës materiale dhe po punon për veprime të mëtejshme në lidhje me hetimin

NJOFTIMI I POLICISË

“Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repeated”. Operacioni u finalizua pas një pune intensive hetimore nga Komisariatet e Policisë Nr. 2, Nr. 3, dhe Nr. 6, për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Tiranë, në 2 subjekte private. Vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në dyqan tjetër në Kombinat, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. 31-vjeçari, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në një dyqan në rrugën “Mylsym Shyri”, ku një shtetas vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Repeated”, si rezultat i tij, pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shefqet Musaraj”, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi: P. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

31-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në rrugën “Myslym Shyri”, ku u vodh një shumë parash, dhe i ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2023, në Kombinat, ku u tentua të vidhej në një dyqan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *