• |
ide | kryesore

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje/ Shkrumbohen 100 biznese, miliona euro dëme

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lushnje



300 biznese të qendrës tregtare ne Lushnje janë dëmtuar nga zjarri i një dite më parë. 100 nga 300 bizneset janë shkrumbuar totalisht pasi ndodhen ne katin e tretë e të katërt aty ku ra zjarri, ndërsa bizneset në katet e para janë dëmtuar pjeserisht.

Dëmet llogariten disa milionë euro, ndërsa kati i 3 dhe i 4 ka pësuar djegie totale. Zjarrfikëset edhe sot vazhdojnë të hedhin ujë për të ftohur strukturen e godines 12-katëshe, e cila vazhdon ende të jetë e nxehtë.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe banoret nuk lejohen të futen brenda apartamenteve. Ata tregojnë tmerrin e përjetuar gjate 12 orëve zjarr.

Arben Zaci zjarrfikësi, i cili u asfiksua dhe i ra të fikët gjatë operacionit të shpëtimit, tregon si hyri në katin e 9 për të shpëtuar një grua me fëmijët e saj dhe se pavarësisht se nuk ishte në punë dhe nuk kishte mjetet e duhura u fut për të shpëtuar njerezit.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk ka dale akoma, por sipas shefit te zjarrfikëses Lushnje Xhezmi Metushi vatra e parë mendohet te ketë qenë në katin e 4 në një dyqan kepucesh. Ai tregon se nuk kishin kapacitete për të ndërhyrë , por ardhja e zjarrfikseve nga rrethet bëri që të stabilizohej situaten. 10 qytetare u rrezuan seriozisht dhe 3 zjarrfikes. Të dëmtuarit sakaq janeë larguar sot nga spitali.



3 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Kështu do të ndodhë, edhe më keq biles, kur buxheti i shtetit bëhet paga për patronazhistë të paaftë, në vend që të investohet në teknologi e trajnime për ata që duan të punojnë, sepse patronazhistët janë të gjithë dembelë dhe idiotë.

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    shumë mirë e ke këtë përgjigje për k… e ramës merakosu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *