• |
ide | kryesore

Për shkak të pandemisë, Instagram publikon një koleksion special filtrash

Paparazzi, Slider

Për të ndihmuar në ngadalësimni e përhapjes së koronavirusit, edhe platformat e rrjeteve sociale po përpiqen të japin kotributin e tyre duke përshtatur përmbajtjen me situatën e pandemisë. Duke qenë se gjatë vetë-izolimin njerëzit kalojnë më shumë kohë në Instagram (ose TikTok), platforma po përpiqet të bëhet më argëtuese.

Së fundmi, Instagram publikoi një koleksion me filtra kreativë. Koleksioni special quhet “Qëndro në shtëpi” (Stay At Home) dhe përmban disa nga filtrat-lojra më të përdorura të momentit.

Për t’i eksploruar, mjafton të hapni kamerën në Instagram, të klikoni një efekt të çfarëdoshëm dhe më pas të shkoni te “Browse effects”. Fill pas kësaj, shfaqet “Stay at Home”. Disa nga filtrat-lojrat më të përdorura të momentit janë “Guess the gibberish, ku duhet të gjeni fjalët e fshehura, “Kush është më shumë…”, që luhet me dy persona, “Pyetje të zakonshme” etj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu