• |
ide | kryesore

16 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shtrohen në Infektiv 3 shqiptarë të KFOR në Kosovë

Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19 nga të cilët janë konfirmuar 16 raste pozitive, 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste në total. Një lajm i mirë për të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. ISHP-ja njoftoi sot se në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar, 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, po sipas ISHP-së ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR-it të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *