• |
ide | kryesore

Kumbulla më i kërkuari në Serie A: talentet e reja të skuadrave të vogla ndezin merkaton

Sport



E vetmja gjë e sigurtë e dritares së ardhshme të merkatos së futbollit është se skuadrat më të kuotuara në Serie A duhet të bëjnë llogaritë me një periudhë komplekse, duke parë pasojat që emergjenca koronavirus do të ketë në ekonomi. Goditjet e mëdha mund të jenë të izoluara, si në hyrje (përqendrimi tek Federico Chiesa, i kërkuar nga Inter e Juventus), ashtu dhe në dalje (Barcellona synon Lautaro Martinez e Chelsea Gigio Donnarumma). Për këtë motiv lojtarët under 23 të klubeve të mesme e të vogla të A, të rinj që kanë shpërthyer në këtë sezon, janë objektivët e rinj të shoqërive me më shumë mundësi ekonomike, në kërkim të talenteve gati të bëjnë kapërcimin në kualitet.

Emri më i përfolur është ai i Marash Kumbulla, mbrojtësi qendror i Hellas Verona e përfaqësueses së Shqipërisë. Pasi rezultoi një nga lojtarët kyc të verdhebluve falë një prezence fizike të rëndësishme e aftësisë së jashtëzakonshme në markim, Kumbulla u shndërrua në objektin e dëshirave të Inter, që kërkon të fuqizojë e të freskojë në të njëjtën kohë repartin difensiv. Por provon ti bëhet pengesë Napoli, që tentoi befasinë, pa sukses, në janar. Një tjetër lojtar prej muajsh në vëmendjen e të mëdhave është Sandro Tonali: pavarësisht sezonit zhgënjyes të Brescia, mesfushori që konsiderohet pasuesi natyral i Andrea Pirlos ka treguar një përshtatje të mirë me Serie A e, ashtu si Chiesa, është objektiv i Inter e Juventus.

Një klub që duhet ti rezistojë presioneve të merkatos është Fiorentina, shoqëri me ambicje të mëdha por për shumë arsye në zonën më pak fisnike të klasifikimit. Përvec Chiesa, në Firence duhet të frikësohen edhe për interesimin e treguar nga të mëdhatë për Gaetano Castrovilli, Bartlomiej Dragoëski e Nikola Milenkovic, tepër të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Beppe Iachini. E ndërkohë, Napoli e Roma mund të përplasen fort në muajt e ardhshëm për një tjetër zbulim të Serie A, Jeremie Boga të Sassuolo. Vlera aktuale e merkatos, që sillet rreth 20 milionë euro, e bën edhe më të kërkuar nga klubet që duan të përforcohen me një anësor të majtë që në Serie A ka pak konkurentë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *