• |
ide | kryesore

The Sun zbulon planin e Premier League: stadiume neutro larg zonave urbane

Sport



Ka zgjatur tre orë e gjysëm mbledhja online e 20 klubeve të Premier League, që kanë përsëritur qendrimin e tyre për të përfunduar sezonin aktual. Nëse Qeveria do të japë aprovimin javën e ardhshme, idea është ajo për të nisur stërvitjet në 18 maj e kampionatin në 12 qershor.

Nëntë javët e mbetura të Premier League do të luheshin me dyer të mbyllura e në fushë neutro: me kërkesë të forcave të rendit do të zgjidhen stadiumet që janë të pozicionuara larg zonave urbane, sic është impianti i Manchester City, Arsenal apo West Ham. Lajmin e ka bërë të ditur The Sun, që zbuloi thelbin e diskutimeve mbi tre orë të 20 klubeve elitare angleze.

Shumica në fakt e klubeve kërkojnë të nisin menjëherë futbollin, për të reduktuar në maksimum humbjet ekonomike, që kërcënojnë edhe një kampionat të pasur si Premier League. Vetëm se në këtë situatë ndikim të fortë do të ketë edhe sindikata e lojtarëve, që është pozicionuar në krah të pjesës kryesore të futbollistëve që kanë frikë të rinisin lojën, pa patur më parë sigurinë e mos infektimit nga Covid 19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *