• |
ide | kryesore

Liga rrezikon anullimin: futbollistët në Spanjë nuk aprovojnë protokollin e rifillimit

Sport



Mbetet në dyshim rifillimi i kampionatit në Spanjë, e goditjen më të fortë kundër e kanë dhënë vetë futbollistët. Sindikata e futbollistëve të Liga nuk e ka aprovuar protokollin për rikthimin e futbollit, sic kërkohej nga Komisioni i Sportit, duke pritur sqarime se cilat janë rreziqet e infektimit e cfarë mund të ndodhë në rast të lojtarëve të tjerë pozitivë. Ajo që duket një nyje vendimtare për të gjithë kampionatet e mëdhenj europianë, ka provokuar kritika të Afe, sipas të cilëve protokolli, ashtu si është punuar nga agjensia qeverisëse “nuk ka aprovimin e ministria e Shëndetësisë”.

“Duam të dimë kush është rreziku real i infektimit me rifillimin – thonë lojtarët – nëse testet e lojtarëve i takojnë Ministrisë e gjithashtu si funksionon mekanizmi i koordinimit në rast të mosrespektimi të protokollit; theksojmë se duhen ndërmarrë sanksione të ashpra në raste të tilla”.

Sidomos, shoqata e lojtarëve spanjollë ngacmon Qeverinë Sanchez “të jetë më e qartë mbi atë cfarë do të ndodhë në rast të lojtarë të rinj pozitivë me rifillimin e lojës: asgjë nuk specifikohet, nëse nis karantina për gjithë skuadrën apo nëse do të izolohet vetëm lojtari pozitiv”.

Sindikata e lojtarëve flet edhe për rreziqet e antikushtetutshmërisë, nëse karantina ishte jashtë strukturave Covid dhe në prani të anëtarëve të familjes, dhe kërkon që në çdo rast rinisja eventuale të parashikojë një interval prej të paktën tre ditësh nga ndeshja në ndeshje, me ndalimin për të luajtur me temperatura mbi 32 °.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *