• |
ide | kryesore

Tenderat sekretë/ SPAK sekuestron dokumentet te Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion sekuestron dokumentacionin e tenderave për përballimin e pandemisë, të zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë.

Burime nga SPAK kanë bërë me dije se pas denoncimeve të marra nga PD ka nisur menjëherë verifikimi, ndërsa fillimisht në institucionet përkatëse janë dërguar shkresat për dorëzimin e dokumentacioneve.


Ndërkohë kufizimi për shkak të aktit normativ ka penguar marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes ndaj dhe deri tani puna ka vijuar me verifikimin e dokumentave.

Ishte Partia Demokratike që e nisi siparin e denoncimeve që në fillim të pandemisë me skandalin e maskave të skaduara dhe më pas me tenderin e ushqimeve të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes.

Denoncimet kanë vijuar më pas me tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e respiratorëve dhe materialeve të tjera për spitalet dhe veshjet e mjekëve dhe maskat që sipas PD janë blerë me tendera sekretë me çmim disa herë më të lartë se në treg.

Të gjitha denoncimet i janë dërguar SPAK, i cila ka regjistruar çështjen dhe ka nisur verifikimet.

Pas kësaj procedure pritet të nisë marrja në pyetje e anëtarëve të Komisionit të Tenderave duke mos përjashtuar dhe titullarët e institucioneve.

Gjatë një bilanci të punës së bërë disa ditë më parë, SPAK ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe ka regjistruar 43 procedime të ardhura në këtë institucion që nga nisja e kufizimeve./ Oranews

3 Comments

  1. Bujar Nishani ndjek doktor “vdekjen”: Ka njerëz me Covid-19 që vdiqën pa qenë në spital, nuk u deklaruan nga qeveria

  2. DMTH SPAK ka marre dosjet.

    ASPAK pune por mediat i bejne buje a thua se po punon. SPAK-u duhet te hetoje zyrtaret e korruptuar, por do justifikohen se skane mjete resurse, njerez, etj infrastrukture mbeshtetese.

    Te pakten do tu dale boja shume shpejt.

  3. Filma dhe loje me sikurin,Finalizimi do jete s;kishte fakte materiale per denoncim, dhe urdheri perseri do jete’ vidhni, vidhni sa mos te ngopeni, por na leni ca dhe ne. E keshtu do mbyllet edhe kjo gjysme padi ne kohen e virusit, sepse eshte stili e menyra e pushtetit qe e ka organizuar ne menyre te atille mbrojtjen, sa qe vjedhin diten pa patur asnje emocion, dhe te tera abuzimet do i quajne vepra shteterore e banditet te zgerdhihen bashke me zagaret qe i shkojne pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu