• |
ide | kryesore

Pas rrjeteve sociale, Labi dhe Leonora ‘përplasen’ live në emision

Paparazzi, Slider



Labinot Tahiri dhe Leonora Jakupi e kanë zhvendosur debatin e tyr në televizion ku janë përballur live mbrëmjen e djeshme në “Debat Plus”.

Prej dy ditësh ata po diskutojnë nëse është e drejtë apo jo të anulohen dasmat në mes të pandemisë së koronavirusit, duke qenë i vetmi burim të ardhurash për disa këngëtarë. Labi ka shkuar deri aty sa të paralajmërojë protestë, por Leonora ka qenë kundër kësaj, dukë thënë se së pari duhet të respektohet shëndeti i njerëzve. Nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ajo i tha Labit se është ndjerë e ofenduar, pasi nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shprehur mendimin e saj të lirë.

Leonora theksoi se nuk është kundër kërkesave të këngëtarëve por nuk është dakord me thirrjen për protestë.

‘ Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e coronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat”, ka deklaruar Leonora Jakupi.

“Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzuar aq shpejt”, ka vijuar Leonora Jakupi, ndërsa Labi i është përgjigjur:

“Nuk është punë e juaja Leonorë se si e shpenzojmë kaparin”.

“Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitoj bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëj jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka thënë Labi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *