• |
ide | kryesore

Sulmuesi i kombëtares amerikane e alienët: “UFO-t ekzistojnë, përse nuk e kuptoni!”

Sport, Video



Prej gjithnjë qendron dyshimi që shoqëron njerëzimin: alienët ekzistojnë apo jo? Kohët e fundit, duke tentuar të japin një përgjigje kësaj dileme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpërndarë disa imazhe që duket se japin konfirmimin e prezencës së dikujt apo dickaje, përtej njerëzimit.

E është pikërisht kjo cështja nga e cila sulmuesi i kombëtares amerikane dhe i Toronto, Jozy Altidore nuk po e heq dot mendjen. Duke folur për Vice Sports, qendërsulmuesi ka thënë: “Besoj se është cmenduri si njerëzit nuk i kanë dhënë peshë imazheve të shpërndara nga Qeveria. Tani po mendojm të gjithë për koronavirus,por sapo na kanë thënë se nuk jemi vetëm. Që ka dicka. Na thanë që shihen Ufo të fluturojnë vërdallë. Por askush nuk është i interesuar për këtë tani. Ja përse desha të shpërndaj lajmin në profilin tim në Tëitter. Njerëzit kështu do ta shohin. Unë sidoqoftë nuk di ctë mendoj. Ata pilotë kanë filmuar dicka…”, ka përfunduar Altidore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *