• |
ide | kryesore

Basha ngre tonet: Ky është një regjim me fund të pashmangshëm, Bashkia Tiranë lavatriçe e pastrimit të parave të drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra sot kundër qeverisë dhe maxhorancës e cila sipas tij ështën jë regjim. Ai tha se kriza ekonomike që po pllakos është kërcënimi numër një për mirëqenien tonë familjare, për ekonominë tonë kombëtare dhe mund të them dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Basha foli për valixhe gati dhe e cilësoi Bashkinë e Tiranës lavatriçe të parave të drogës.

“Ndërkohë që janë hedhur dhe vërsulur përsëri me aferat e vjetra korruptive që nga koncesionet e reja që dhanë para dy javësh tek zaptimi i truallit të TK duke ia dhënë Bashkisë së Tiranës që është lavatriçe e parave të pista të drogës. Shumica dërrmuese e ndërtimeve në Tiranë financohen drejtpërdrejt nga paratë e drogës.


Me hir apo me pahir zhvilluesit janë sot të detyruar të pranojnë pastrimin e parave të pista të drogës përmes lavatriçes së pastrimit të parave që është bashkia e Tiranës. Por kryebetonieri bashkë e Edi Ramën po bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që i premtuan qytetarëve të Tiranës, po zaptojnë çdo shesh të lirë, po kërcënojnë çdokënd që nuk i bindet vullnetit të tyre për të betonuar çdo hapësirë që ka mbetur në Tiranë. Kjo nuk është zgjidhje dhe jo vetëm që nuk e shpëton ekonominë por do e përshpejtojë krizën e sektorit të ndërtimit dhe të shitjeve të pasurive të patundshme. Nuk e meriton emrin qeveri është një regjim, i cili në grahmat e fundit e ka të skalitur në ballë dhe në valixhet që po bëjnë gati t’i marrin në largim e sipër atë që në mënyrë të pandërgjegjshme e projektojnë tek një grup shumica ortakësh të tyre, kap ça të kapësh. Kjo është qeveria kap ça të kapësh para se të ikë. Dëmi që po i shkaktojnë ekonomisë kombëtare dhe familjeve shqiptare është i pallogaritshëm dhe i parikuperushëm brenda një kohe të shkurtër nëse nuk ndalin aventurierizmin, hajdutërinë”, deklaroi Basha.

10 Comments

  1. KETE E DIM ME KOHE . TASHME KETA I NJOHIM ME DHEMBE E DHEMBALLE SE ÇSOJ MUTI JANE . POR TI DO TI DENOSH KUR TE VISH NE PUSHTET ? TI DO TI BESH NDRYSHIMET QE KEMI KOHE QE TI KERKOJMEA PO FJALEN E MIRE DHE GURIN NE TRASTE . TI DO TE NDERTOSH SHTET APO BORDELLO SI KY PALLOSHI ?
    JEMI DERI NE GRYKE ME POSHTERSITE TUAJA DHE NUK JU SHOHIM DOT ME SY TE GJITHEVE . A DO BESH DIÇKA NDRYSHE APO VETEM SA DO NDRYSHOJME MADHESIN DHE TRASHESIN E “KOLLODOKUT ” ?
    DUAM NDRYSHIME , DUAM DENIME , DUAM DREJTESI .

    1. Ti mirë e ke, por të shpresosh tek një i shitur dhe tradhtar si Basha është gabim i madh. Të tjerë duhen, të tjerë …. Ja të të them unë një emër i përshtatshëm per president: Altin Goxhaj.

  2. Nese eshte lavatrice e parave te pista , normalisht perfitojne ai qe pastron parate, Financat e PS, dhe vete qyteti i Tiranes qe ndertohet me cmime me te lira .
    Normalisht ai qe pastron parate duhet te deklaroje se po nderton nje objekt me vlere 25% me pak se vlera qe realisht po i kushton , Pra nese objekti realisht kushton me 1000 lek , ai thote qe ai e ben per 750 lek , por ne fakt harxhon tamam 950 lek. Tirana fiton nje objekt me nje cmim 20% me te lire.
    Dhe politikanet marrin diferencen 50 lek, 5% ( LSIja e kishte 7% , PDja e kishte 10%, kurse keta te PSs nuk e di sa ekane )
    Pra ‘ krimineli ‘ pastron 750 lek duke paguar 25% ( 250 lek) me shume per kete pastrim parash
    Nga ky 250 leksh ( 25%) , 20 % i fiton qyteti i Tiranes, dhe 5% PSja .

    1. dhe vete qyteti i Tiranes qe ndertohet me cmime me te lira . ……………
      ????????
      ???????

      po na bejne syte , !?!?!?!?!?!?

      ku ka arrit debilliku !!!!!!

      o zot hiqja tastieren nga dora debilave funksionale!!!!

  3. Mire e kuptuar situaten o luli, po pse nuk ben gje per ti ndaluar?
    Si fillim organizo partine se i ke si pula pa koke, nje mungese e theksuar strukturash, ke nje ushtri te çorientuar fushave.
    Kjo qeveri mbeshtetet nga pak veta, shumica e mendon si ty, por ti ke vite qe nuk di ti organizosh.
    Eshte e pa pranushme qe mbas 7vjetesh opozite, ti je prap ne hapin e pare qe eshte denoncimi.
    Edhe guret e dijne ate qe thua, tani po presim veprim “te koordinuar”, jo pordhe individuale.
    Ti po vepron ne fakt si rama qe çdo gje e ke perqendruar te vetja, por dhe ai e fitoi pushtetin me te tjere jo vetem.
    Aktualisht mendoj se opozita mbetet nje koncept teorik, dalin 5 figura (po te njejtat)publike denoncojne dhe kaq.
    Te lagjja ime as nuk e di kush eshte nga struktura e pd, te duket normale? 7vjet opozite dhe ju flini njesoj si ne fillim, beni mbledhje strukturash kot sa per sport, asgje nuk ndryshon.
    Vec salianit- balliut dhe bardhit ku e ke partine e re? Apo tritan shehu hyn te te rinjte?!

  4. Kryemadhi u bën “gjëmën” Metës dhe Bashës: Njëri ka kapur floririn, tjetri Rrugën e Kombit, por Ramën nuk e mundin dot,lexo lulush cfare thote mona per ty o loqe,rama hodhi gurin e rradhes te gjithe shpellkaret kerkojne ta gjejne me cipin spiun si i ati,tani meruni me kete punen e teatrit popullor komunist

  5. Nuk e di pse k….ketu nuk e permendin shfryzimin e prostitucionit dhe kellirat e pedofileve… qe ne rang global i thon biljona € . Apo tabu. He kellira kellira sorosi.

  6. Super Lavatrice eshte bere

    jane hapur mbi 20 kantiere te reja keto jave ne Traine

    Vetem midis rruges se kavajes dhe rruges myslym shyri jane mbi 5 ndertime taze

  7. Prokuroria e Posaçme njoftoi dje se ka nisur hetimet për disa ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, disa nga të cilët janë shkarkuar nga Vetingu për pasuri të pajustifikuara. Po cilat janë pasuritë që gjyqtarët nuk justifikuan dot me të ardhura të ligjshme, sipas Komisionit të Vetingut? Ish-anëtari Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari është pjesë e listës së ish-gjyqtarëve që po hetohet nga SPAK. Dizdari, në bazë të hetimeve nga Komisioni i Vetingut, nuk justifikon një apartament në Tiranë, depozitë 5.272 euro, tre hua në vlerat 23.000 euro, 36.000 euro, 20.000 euro, makinë të blerë 900.000 lekë, 15.000 euro shpenzime për mobilimin e apartamentit si dhe 19 këste pagesa qiraje.

    Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i njohur si gjyqtari që mbylli dosjen e 21 Janarit si dhe për certifikimin e përmbysjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, në 2011, duke shpallur fitues Lulzim Bashën pas fitores së Edi Ramës me një diferencë prej 10 votash, është shkarkuar pasi ka fshehur një makinë, ka bërë deklarime të pasakta për pasuti të tjera, nuk justifikon 1 392 336 lekë, ka bërë deklarim të rremë në lidhje me çmimi e blerjes së një garazhi, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët kanë pasuri të tjera. Tom Ndreca po hetohet nga SPAK-u.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu