• |
ide | kryesore

Vendimi për Teatrin Kombëtar, reagon Meta: Të mos ndërmerret asnjë veprim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të qeverisë, që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar Bashkisë Tiranë, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Në një deklaratë të presidencës, kërkohet që të mos ndërmerret asnjë veprim që cënon Teatrin Kombëtar.

“Këshilli i Ministrave ditën e djeshme në datë 8 maj, ka vendosur që këtë pasuri kombëtare t’ia kalojë në pronësi Bashkisë Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Kjo vendimarrje në praktikë do të thotë se aktualisht po përdoret një procedurë tjetër “ekstra ligjore” tashmë në përgjegjësinë vetëm të Bashkisë Tiranë, për të prishur godinat e Teatrit Kombëtar.

Presidenti Meta, thekson edhe një herë se për këtë çështje Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenon Teatrin Kombëtar“, – thuhet në deklaratën e presidencës.

Sipas Metës nuk mund të rrëzohet godina e Teatrit Kombëtar, pa dhënë më parë një vendim Gjykata Kushtetuese.

Deklarata e presidencës:

Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, ka ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim veprimtarinë më të fundit të organeve shtetërore në lidhje me vullnetin për prishjen e objekteve të “Teatrit Kombëtar”.

Presidenti Meta, thekson edhe një herë se kompleksi i Teatrit Kombëtar mishëron vlerat e identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare, vlera këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe të drejtëpërdrejtë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ministrave ditën e djeshme në datë 8 maj, ka vendosur që këtë pasuri kombëtare t’ia kalojë në pronësi Bashkisë Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Kjo vendimarrje në praktikë do të thotë se aktualisht po përdoret një procedurë tjetër “ekstra ligjore” tashmë në përgjegjësinë vetëm të Bashkisë Tiranë, për të prishur godinat e Teatrit Kombëtar.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave dhe vullneti i shprehur i Bashkisë Tiranë, nuk është në përputhje me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe nuk përkon me vlerat e Bashkimit Europian, institucionet kulturore të të cilit kanë shprehur vullnetin për mbrojtjen e këtij objekti dhe restaurimin e tij.

Ky vendim i djeshëm i qeverisë me të drejtë ka krijuar një reagim të fortë qytetar, pasi veç të tjerash merret në një kohë kur vendi po i nënshtrohet gjëndjes së fatkeqësisë natyrore dhe masave kufizuese të lirisë së qarkullimit, si dhe në një moment kur pikërisht kjo çështje ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që prej 3 vitesh nuk është funksionale.

Presidenti Meta, thekson se në muajin korrik 2019, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë e cila do të duhet ta shqyrtojë në themel këtë çështje.

Në këtë proces gjyqësor që duhet të shqyrtohet është palë si Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, etj, ndaj marrja e një vendimi të tillë në këtë moment, rëndon pozitën antikushtetuese të veprimtarisë shtetërore ndaj këtij objekti me rëndësi kommbëtare.

Presidenti Meta, i kujton të gjithë organeve shtetërore përfshi këtu dhe Këshillin e Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, se një prej çështjeve kryesore që pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, nuk kanë të bëjë vetëm me faktin nëse ligji special nr. 37/2018 është antikushtetues, por më kryesorja lidhet me detyrimin ligjor që çdo veprim apo vendim shtetëror që synon apo ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar, cënon drejtëpëdrejt parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, parime këto të parashikuara nga nenet neni 3, të Kushtetutës.

Gjithashtu një tjetër çështje që do shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuse ka të bëjë me edhe faktin se veprimtaria administrative shtetërore e pushtetit qëndror apo lokal që synon apo ndërmerr veprime për prishjen e Teatrit Kombëtar, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim, të mishëruara edhe në Konventën Europiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në këtë Ditën e Europës, i bën thirrje autoriteteve shtetërore, se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.

Presidenti Meta, thekson edhe një herë se për këtë çështje Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenon Teatrin Kombëtar.

Këto institucione duhet të tregojnë vullnet dhe përkushtim për krijimin e mjediseve në dobi të aktorëve dhe të publikut, duke synuar ndërtimin e godinave të reja funksionale bashkëkohore, por njëkohësisht pa prekur dhe cenuar aspak trashëgiminë e krijuar ndër vite në kompleksin e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, pasi një humbje e tillë do të ishte përfundimisht e parikuperueshme në të ardhmen.



11 Comments

  1. Si urdheron shoku Ramiz,qashtu do e bejm.O tranguj asgje nuk kupton nga politika.Rama ju fut nje kurdisje e ju beni gam gam pas saj,nderkohe qe largon vemendjen nga tenderat e shkeljet lebetitese te ligjit per prokurimet.Degjoni ate hajdarin Licaj tani dhe harroini vjedhjet e qeverise

  2. ZAGARI EDI RAMA ,JA KALOJ KELYSHIT TE TIJ LAL ERIT PER TE PRITUR TEATRIN DHE GRABITUR TOKEN E QYTETAREVE

  3. Bravo President!.Te pakten e ktheve presidencen ne institucionin e vetem qe i thyen hundet ketij KM idjot dhe hajdut.

  4. Dridhe Like roje pike!Ben nje pordhe majtas Likja,turren çeçenet ne te shara e mallkime,ben nje pordhe djathtas,turren prape çeçenet por jo me mallkime por me levdata,prandaj tallin lesht me ne 30 vjet keta politikane se na e kane pare mendjen…

  5. Po kujt i thua cecen ti mor larve e dale nga bytha e Nexhmie Hoxhes,mor kerme qe qelb dynjan o hajvan samari,pallanxho,njeri i rendomt 2 leksh ,po te tere jemi shqiptar mor kurvi/ kurve,qe shqyen prapanicen per nje sufllaqe,njeri po karakter dhe dinjitet,ptyyy rrac haleje.

  6. A besohen keta me??!! Keta qe besojn ende si ti quajm?! Ata qe do votojn on- line per keta te tepsise se perbashket qe marrin ne qafe nje dynja si ti quajme?! Apo harrova iliro- pellazgjik?! E sa shum e kan dhe cecen?!

  7. Kryemadhi u bën “gjëmën” Metës dhe Bashës: Njëri ka kapur floririn, tjetri Rrugën e Kombit, por Ramën nuk e mundin dot,lexojeni o cecene e shpellkare cfare thote mona per burrin e saj dhe presidentin e ceceneve,pa merak like se do votohet ne keshillin bashkiak ne menyre ligjore si sugjeroni dhe ju

  8. pordh me rigon z. ilir , u ngopem me deklarimet e tua , po pate b….. shpernda parlamentin e paligjeshem e leri keto dengla senuk te beson njeri . kjo u pa ne ndryshimet e kodit penal ku bere fresk rames prandaje mos na caje k……Sa pperata qe mbrojne kete kryeminiser e kete qeveri te korruptuar jane ndyrsia e jashqqitja eshqipetareve

  9. Siurdheron Komandant pa ushtar.Nje kot fare ,nje hajdut qe mobilizon hajdutet.
    Aman hiqeni kete ndyresire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *