• |
ide | kryesore

“Lajme të reja nga fronti i vjedhjes me tendera sekretë”, Bardhi: Koordinim perfekt i bandës së hajdutëve

Arkiva



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Shëndetësisë, e cila shprehet e hapur për hetime, në lidhje me denoncimet e opozitës.  

PD nxjerr e-mailin për të vërtetuar zjarrin në Ministrinë e Shëndetësisë, reagon menjëherë institucioni

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se dokumentet në SPAK janë dërguar tri javë me vonesë, pasi i është vënë zjarri zyrës së prokurimeve në këtë Ministri.

Ai e ka quajtur këtë një koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie.

“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret! Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!

Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!” shkruan Bardhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *