• |
ide | kryesore

(VIDEO) Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Librazhd, 4 të plagosur në makinën përmbys

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin Elbasan-Librazh, ku 4 persona mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Labinot-Fushë.

Makina ishte nisur nga Labinot Fushë me destinacion Spitalin e Elbasanit.Po transportonin një të mitur të sëmurë dhe po e shoqëronin familjarët.

Makina Ford Focus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Demtime serioze pati nëna, fëmija i mitur dhe nje i afërm. Ata kishin mbetur të bllokuar në makinë pas aksidentit. Tani personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndoshet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *