• |
ide | kryesore

“I forti” i Shkodrës refuzon OFL-në: Nuk prekem nga ligji

-Instant, Lajme, Të fundit



Në sitën e Operacionit Forca e Ligjit ka qenë radha për të kaluar 4 “të fortët” e Shkodrës, të cilët kanë vetëm 48 orë kohë për të justifikuar pasuritë. Objekt i OFL janë bërë Muhamet dhe Ibrahim Lici, djemtë e Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, si edhe dy vëllezërit Bledar dhe Gëzim Cafi. Të 4 këta persona akuzohen si pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Por në një reagim në mbrëmje, Mustafa Lici thotë se djali i tij Ibrahimi nuk do të plotësojë formularin e OFL-së sepse nuk është subjekti i tij. Mustafa Lici thotë se Ibrahimi nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. 

foto galeri

Ibrahim Lici së bashku me vëllain e tij, Muhamed Lici ranë në pranga të policisë në mars të 2017 me akuzën se drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të ndryshëm në qytetin e Shkodrës. Por gjykata e liroi pak ditë më pas sepse nuk kishte prova.

Emri i këtij të fundit do të lakohej sërish në 2019, pasi dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një vit më parë në Shkodër. Ai është shpallur në kërkim që prej 30 marsit të vitit 2019. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” që vepron në këtë qytet. Ndërsa Bledar e Gëzim Cafi akuzohen si të përfshirë në disa ngjarje kriminale, në qytetin verior. Bledar Cafi i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës është akuzuar për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *