• |
ide | kryesore

“Vendosa ta denoncoj sepse më ka nxirë jetën, babai im është monstër. Kur isha e vogël nuk i kuptoja disa gjëra”, zbardhet dëshmia e vajzës së abuzuar nga babai

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares nga Maliqi, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga babai i saj. Ajo ka rrëfyer se ka pasur probleme në familje dhe se i ati ushtronte dhunë ndaj të ëmës.

Gjithashtu vajza ka rrëfyer se babai pinte dhe më pas i kërkonte që të kryente marrëdhënie me të, duke shtuar se vendosi ta denonconte tanimë që kishte kuptuar se çfarë ndodhte dhe se veprimet e të atit ishin të dënueshme.

“Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhunë ndaj mamit. Ne jetojmë në Korcë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse më ka nxirë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është monstër,”-është shprehu ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *