• |
ide | kryesore

Basha mbështet Europa Nostra: Grabitja e Teatrit, akt lufte

Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës Lulzim Basha shpërndau në Twitter deklaratën e Organizatës Europa Nostra në mbështetje të Teatrit Kombëtar.

“Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord”– shkruan Basha, i cili kaloi natën me artistët dhe aktivistët në oborrin e Teatrit Kombëtar.

Në deklaratën e mbrëmshme Europa Nostra tha: “Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj, edhe kundërshtojmë propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Teatri është i mbrojtur nga legjislacioni vendas, si dhe shoqëria civile e ekspertët.”

Në fund të deklaratës urgjente, Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qendrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri. Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qendrim edhe Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët po ndërmarrin veprime për shembjen e Teatrit, si dhe Aleancën për Teatrin, që është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Europa Nostra, organizatë europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore europiane, e ka shpallur Teatrin si një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara në Europë, që duhet mbrojtur dhe restauruar.



4 Comments

  1. JO AKT LUFTE AKT LUFTE DHE NE FUND TA DREDHESH SIÇ KE BO HERE TE TJERA .
    PO TRADHETOVE TEATRIN ZHDUKU NGA KY VEND

  2. Keta jane palacot qe tallen me kete popull. Veliaj ka dhe qindra leje ndertimi rrotull Tiranes ne hapesira te gjelbra dhe nuk flasin per kete masaker mjedisore se jane vete brenda. Dhe bejne sikur ju dhimset teatri per te terhequr vemendjen nga kjo masaker.

  3. Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.

    Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *