• |
ide | kryesore

Shqipëria në karantinë, Rama tregon kur do të hapen kufijtë tokësorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se brenda muajit Maj do të hapen të gjithë kufijtë tokësorë për shqiptarët që kërkojnë të lëvizin lirisht. Por sipas Ramës, kjo do varet edhe nga shifrat e ditëve në vijim.

“Nisur nga shifrat që do kemi, brenda muajit Maj do të hapim kufijtë në gjithë vendin dhe shqiptarët që kërkojnë të lëvizin lirisht, mund të udhëtojnë. Gjithmonë kjo do varet edhe nga shifrat“- u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është planifikuar që në 1 qershor për ditën e fëmijëve, të hapen çerdhet dhe kopshtet, por mbetet për t’u parë shifrat se si do të lëvizë kurba. Ndërkohë, ka pasur një paralajmërim edhe për shefat e komisariateve.

“Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave. Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh, parmbrëmë Liqeni kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 07:00. Tiranë është zonë e kuqe, u shkarkua shefi i komisariatit. Thirrje këtyre shefave nuk duhet të bëjnë tolerancë, apo lëre më të mbyllin sytë. Nuk është çështje ngjyrash e kuqe, jeshile”, tha Rama.

Transporti do të kërkojë të paktën edhe disa javë për t’u hapur.

“Ju e dini si janë kushtet në furgona dhe autobusë është si të vendosësh autobusë dhe furgonë në dispozicion të virusit. Po punojmë për një strategji, që është edhe një reformë në transportin publik. Durim se ende nuk jemi aty, është problem i madh.

Europa ka thënë se do të hapet në 15 (qershor), disa vende do i hapin më shpejt, ne duam që brenda majit të hapim rrugët për shqiptarët, kam parasysh të Shqipërisë, të Kosovës dhe kudo që jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi këtë vit do të jetë i shqiptarëve. Po të sillen pak, jo shumë si suedezë që të zbatojnë ato rregulla që i dini”.



8 Comments

  1. A car fati paska pas ky qelbesire. Po shfytezon nje qelbsillek global per t’ia nxire jeten shqiptareve. Po ca rendesie ka sa jane infektuar kur spitalet i ke bosh o ndryresi qe dhe ndryresine ofendon kur e krahason me ty

  2. Po hik me idiot, se na u bone morr ne TV, morrme lajme, ederi ne hale. Shporru mor i c,mendur, ke tre muaj qe vetem mbyllje, e karantine, Mbyllu e mo na dil se je, e na je bo si fantazem qe po i tremb njerezit. Kafshe me fytyre njeriu idiot.

  3. O.zoti Kryeminister po Hapi edhe tragetet vetem.per shqiptaret se kemi.ngel.rugeve me.makina edhe me familje me vete po.flem.ne maKIna si qen ki.pak meshir mor burr se jemi.rugeve Hapi ato.DREQ TRAGETE VEC PER SHQIPETARET TE KTHEHEN NE SHPIT E TYRE FLM

  4. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *