• |
ide | kryesore

Kapiteni i Watford kundër rifillimit: “Nuk stërvitem, nuk e rrezikoj tim bir”

-Instant, Sport



“Unë nuk stërvitem”. I thotë jo rinisjes së futbollit Troy Deeney, kapiteni i Watford, skuadra e Premier League në pronësi të italianit Pozzo, që zotëron gjithashtu edhe Udinese në Serie A. Skuadrat e kampionatit më të rëndësishëm anglez rinisin sot stërvitjen me grupe të vogla, pas ndalesës për shkak të pandemisë, por 31 vjecari Deeney ka thënë jo.

“Mjafton një person i infektuar brenda grupit: im bir është 5 muajsh, ka vështirësi në frymëmarrje e nuk dua ta vendos në rrezik”. Deeney kishte shprehur shqetësimet e tij edhe në mbledhjen mes Ligës e kapitenëve, duke nënvizuar se futbollistët me ngjyrë e aziatikët rrezikojnë statistikisht më shumë se të tjerët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *